Kryeministri britanik, Boris Johnson dhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy kanë folur për një fazë të re të ndihmës ushtarake për Ukrainën, duke përfshirë sigurimin e artilerisë së rëndë.

Sipas shefit të stafit të Zelenskyt, Andriy Sybiga, ata folën gjithashtu për mbështetjen e mëtejshme financiare, raporton skynews.

Dyshja kanë krijuar një marrëdhënie të shkëlqyeshme gjatë agresionit rus në Ukrainë, ku Zelensky shpesh lavdëron britanikun për ndihmën që po i ofron popullit ukrainas.

Raportohet se Mbretëria e Bashkuar do t’i japë ushtrisë ukrainase automjete të blinduara kundërajrore.

Mbretëria e Bashkuar do të dërgojë automjete Stormer që mund të lëshojnë raketa super të shpejta Starstreak – e cila ka aftësi të shkatërrojë aeroplanë dhe helikopterë.

Ndryshe, SHBA-ja dhe Kanadaja kanë premtuar se brenda këtij muaji do të dërgojnë artileri të rëndë në Ukrainë. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

OBSH: Mbi 95 për qind e personave të vdekur në Evropë kanë qenë mbi 60 vjeç

Më shumë se 95 për qind e të vdekurve nga pasojat e…

Buçitjet nga motoçikleta u dukën si gjuajtje armësh, paniku në Nju-Jork

Ngjarjet e fundit në ShBA kanë shkaktuar panik te qytetarët amerikanë. Kjo…

Fluks i madh në Merdar, Policia kërkon nga qytetarët të shfrytëzojnë edhe pikat tjera kufitare

Policia e Kosovës për shkak fluksit të madh në pikë-kalimin kufitar Merdar…

PTHP: Është bërë bastisje në hapësirat e Fakultetit Juridik “Justiniani i Parë” – Shkup

Prokuroria Publike Themelore për përndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit në…

Presidenti i Lituanisë: Nëse Ukraina bie në duart e Putin, ne jemi të radhës!

Presidenti i Lituanisë, Gitanas Nauseda paralajmëroi se asnjë vend në Evropë nuk…