Presidenti i Kinës, Xi Jinping do të udhëtojë në Moskë javën e ardhshme për të zhvilluar bisedime me presidentin rus Vladimir Putin, thonë zyrtarët.

Kremlini tha se ata do të diskutojnë një “partneritet gjithëpërfshirës dhe bashkëpunim strategjik”, transmeton Telegrafi.

Vizita vjen pasi Pekini, një aleat i Rusisë, ka ofruar propozime për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Vendet perëndimore i kanë bërë thirrje Pekinit që të mos furnizojë Moskën me armë.

Autoritetet kineze kanë deklaruar se Jinping do të qëndrojë në Rusi nga data 20 deri më 22 mars me ftesë të Putinit.

Zëdhënësja e ministrisë së jashtme të Kinës Hua Chunying tha se Kina do të mbajë “një pozicion objektiv dhe të drejtë” për luftën në Ukrainë dhe “të luajë një rol konstruktiv në promovimin e bisedimeve për paqen”. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Fitër Bajrami në Turqi / Kabineti Presidencial publikon vendime

Presidenti Recep Tayyip Erdogan bëri të ditur se duke filluar prej datës 23 maj gjatë festës…

Kurti për TRT: Asociacioni pa njohje është si kafja pa filxhan

Kryeministri Albin Kurti ka qëndruar në Turqi në një vizitë zyrtare me…

Kosova dhe Shqipëria thellojnë bashkëpunimin ushtarak

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj e ka takuar homologun nga Shqipëria, Niko…

Ndihmës Sekretarja amerikane për Çështje Europiane viziton Kosovën

Ndihmës Sekretarja për Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike Karen Donfried do të udhëtojë…

Trefishohen në 5 muaj kalimet e parregullta të emigrantëve për në BE nëpërmjet Ballkanit Perëndimor

Rruga e Ballkanit Perëndimor po shërben si një nga rrugëkalimet më të…