Bregdeti perëndimor i Jpaonisë do të goditet sot nga një tajfun, kanë ngritur alarmin autoritetet.

Miliona njerëz janë këshilluar të largohen nga zonat ku priten efekte të forta, për shkak të rrezikut të përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut.

Tajfuni i fuqishëm u dobësua mbrëmë teksa arriti në tokë në qytetin jugor të ishullit Kyushu, Kagoshima, ndërsa shkaktoi dëme të mëdha.

Transmetuesi shtetëror NHK raportoi se një person vdiq dhe 50 të tjerë u plagosën teksa tajfuni kaloi përmes ishullit Kyushu, por autoritetet nuk e kanë konfirmuar ende numrin, raporton AFP.

Kryeministri japonez Fumio Kishida, i cili ishte planifikuar të nisej sot për në Nju Jork për të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, do të vonojë udhëtimin e tij me një ditë për të vlerësuar dëmet e shkaktuara nga stuhia, tha zyra e tij. /abcnews.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Radev: Rruga e Maqedonisë drejt BE kalon përmes njohjes dhe respektimit të të drejtave të bullgarëve

Presidenti Rumen Radev tha të enjten se një sulm kundër një klubi…

Zjarr me përmasa të frikshme në Romë, shtëllunga e tymit shihet nga kilometra largësi

Një zjarr me përmasa të konsiderueshme ka rënë pasditen e së mërkurës…

Inteligjenca britanike: Ukraina sukses në kundërofensivë, Rusia në mbrojtje

Suksesi i forcave ukrainase në largimin e trupave ruse nga rajoni i…

Franca kundër fillimit të negociatave me Maqedoninë e Veriut, shkak reforma me PSP-në

Burime diplomatike franceze informojnë se një prej arsyeve se pse Parisi është…

Një grup të rinjsh serbë thonë se u sulmuan me armë në afërsi të Graçanicës

Njëri nga dy burrat e panjohur me motoçikleta ka qëlluar në drejtim…