Një super-jaht i lidhur me pronarin e prodhuesit më të madh të tubave të çelikut në Rusi është ndaluar nga autoritetet në Gjibraltar.

Pamjet e kapura nga Reuters treguan “Axioma”, e cila kuptohet se është në pronësi të Dmitrievich Pumpyansky, të ankoruar dhe duke mbajtur një flamur maltez.

Pronari i grupit të çelikut TMK aktualisht po përballet me sanksione britanike dhe të Bashkimit Evropian, të cilat u vendosën ndaj oligarkëve rusë për pushtimin e Ukrainës nga Moska, shkruan Skynews.

Qeveria e Gjibraltarit konfirmoi se ‘Axioma’ kishte mbërritur në port pasi kishte kërkuar leje për të hyrë dhe “u konfirmua se ishte objekt i një aksioni arrestimi nga një bankë kryesore ndërkombëtare në Gjykatën e Lartë të Gjibraltarit”.

“Anija tani është subjekt i arrestimit nga Marshalli i Admiralitetit deri në urdhër të mëtejshëm”, thuhet pa specifikuar pretendimet ligjore nga kreditorët kundër anijes ose pronarit të anijes.

Më parë, një anije e lidhur me Roman Abramovich, pronari i sanksionuar i klubit të futbollit Chelsea, u ankorua në qytetin bregdetar të Bodrumit në Turqinë jugperëndimore.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Putini qëndron pas krizës së emigrantëve në kufi, thotë kryeministri polak Morawiecki

Kryeministri i Polonisë Mateusz Morawiecki ka akuzuar presidentin rus Vladimir Putin për…

Fotomontazh: ”Trenjakët” që gjetën njëri-tjetrin në Ukrainë

Ngjashmëria që kanë mes vete këta tre burra me pozita të larta,…

Sot mbahet konferenca përgatitore e radhës në rastin Gucati dhe Haradinaj

Sipas njoftimit të kësaj gjykate këtë të enjte është paraparë të mbahet…

Bullgaria kërkon përgjegjësi për djegjen e flamurit bullgar në Australi nga diaspora maqedonase

Qeveria bullgare kanë kërkuar përgjegjësi për djegien e flamurit bullgar gjatë kohës…

Japoni, 6 të vdekur nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës

Të paktën 6 persona kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve dhe…