Në opinion janë paraqitur informacione se ish kryeministri dhe presidenti i shtetit, Branko Cërvenkovski,do të formojë parti të re politike.
Sipas këtyre informacioneve, Cërvenkovski i cili 20 vite ishte lider i LSDM-së, rreth vete do të grumbullojë kuadrot partiake të pakënaqur nga udhëheqësia aktuale.
Spekulimet për riaktivizim të Cërvenkovskit në politikë u forcuan pas paraqitjes së listave të pavarura në disa komuna nga ish kuadro të LSDM-së, por edhe pas deklaratës së zëvendës kryetares Radmill Shekerinska, se nuk do ta mbajë më këtë post, transmeton gazeta Lajm.
E ndërkohë janë paraqitur edhe spekulime se si mund të jetë emri i partisë së re të Cërvenkovskit, ku më së shumti përmendet mundësia që emri i saj të jetë “Ardhmëria Socialdemokrate”, shkruajnë disa mediume në gjuhën maqedonase.
Vetë Branko Cërvenkovski ende nuk është deklaruar për këto informacione, kurse zdëhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzevska duke i komentuar ato, ka thënë se Maqedonia e Veriut është vend demokratik dhe secili ka të drejtë të garojë me ofertë politike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Pfizer fillon studimin e ilaçit oral për parandalimin e COVID-19

Pfizer njoftoi të hënën se ka filluar studime në shkallë të gjerë…

Erdogan takohet me Bidenin në margjinat e Samitit të Liderëve të G20 në Indonezi

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka zhvilluar një takim me homologun…

Lirohet kryetari i rrëmbyer i Melitopolit, thotë Ukraina

Kryebashkiaku i Melitopolit, i cili thuhet se u rrëmbye nga forcat ruse…

Flamur Noka lajmëron lëvizjen e radhës të Sali Berishës

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka bërë të ditur emrin e…

Turqia ndalon një anije ruse, pasi dyshohet se bartte grurë të vjedhur nga Ukraina

Zyrtarët turq kanë ndaluar një anije mallrash me flamur rus, në brigjet…