Këto pamje janë një arsye për t’u frikësuar për më të keqen: trupat ruse po marshojnë pa ndalim drejt Kievit.

Pamjet satelitore tregojnë një autokolonë gjigante ushtarake ruse në veri të kryeqytetit ukrainas.

Kolona është rreth 64 kilometra e gjatë dhe dukshëm më e madhe se sa u raportua në fillim, kur u tha se ishte 27 kilometra.

Karvani përbëhet nga mjete të blinduara dhe makina të tjera ushtarake dhe shtrihet nga aeroporti i Hostomelit në veriperëndim të Kievit deri në fshatin Pribirsk, që ndodhet mes Kievit dhe Çernobilit.

Sipas disa përllogaritjeve në qarqet amerikane të mbrojtjes, ushtria ruse sërish kërkon të marrë nën kontroll Kievin, pavarësisht rezistencës së fortë ukrainase. Një zyrtar i lartë i Pentagonit tha për CNBC se të gjithë provat flasin për këtë. “Ne supozojmë se ata do të vazhdojnë të lëvizin dhe do e rrethojnë kryeqytetin në ditët në vijim”.

Por përse nuk e sulmon Ukraina auto-kolonën?

Përgjigja është e thjeshtë: Kievi po lufton tashmë me pushtuesit e Putinit në disa fronte- kështu që nuk ka burimet (d.m.th kapacitetet dhe armët) për të hapur një front tjetër.

Reporteri i BILD, Julian Roepcke tha të martën në mëngjes: “Nuk mund të jesh kudo në të njëjtën kohë. Ata po përpiqen që të mbrojnë infrastrukturën kyçe, për shembull Kievin po Karkivin. Por nuk mund të sulmosh njëkohësisht 10, 20 apo 30 kilometra prapa frontit”.

Me një gjuhë të thjeshtë: kjo do të thotë se në luftën kundër despotit të Kremlinit, Ukraina duhet të reagojë ndaj pikave të nxehta- aty ku gjërat bëhen vërtet kritike.

Këtu aktualisht përfshihet edhe Makarivi në perëndim të kryeqytetit. Pasi rusët e pushtuan atë për të shkëputur Kievin nga Perëndimi (këtu kalon autostrada drejt Lvivit dhe Polonisë_, Ukraina nisi një kundërofensivë dhe rimori nën kontroll këtë zonë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

NATO prononcohet për hapësirën ajrore mbi Kosovë

Komandanti i KFOR-it ka autoritetin parësor për të përdorur hapësirën e ulët…

Ukraina thotë se ka vrarë edhe dy gjeneralë të tjerë rusë

Ushtria ukrainase pretendon se ka “eliminuar” dy gjeneralë të tjerë rusë gjatë…

Koronavirusi në Maqedoni, shënohen edhe dy viktima

Alsat mëson se gjatë 24 orëve të fundit prej 496 testeve të…

Michael Roth: Askush në Europë nuk mund të jetë pro fantazive për ndryshimin e kufijve

Intervistë e Deutsche Welle-s me Ministrin Gjerman të Shtetit për Europën, Michael…

Kurti: Marrëveshje përfundimtare është ajo që nuk e ndan njohjen nga Serbia prej ulëses në OKB

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njëherit edhe kryetari i LVV-së, në mbledhjen…