Kandidatët për president të Republikës së Maqedonisë së Veriut do të konfirmohen nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor më 21 mars dhe deri atëherë të gjitha aktivitetet do të llogariten si takime politike, dhe jo si fillim zyrtar i fushatës parazgjedhore, që zyrtarisht fillon me 1 prill, shkruan Nova TV.

Kryetari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor, Oliver Derkovski tha se nuk kanë regjistruar se ndonjë nga kandidatët për president para kohe e ka filluar fushatën.

Afati për mbledhjen e nënshkrimeve për kandidatët për president mbaron më 9 mars. Gordana Siljanovska – Davkova e ka ndërprerë mbledhjen e nënshkrimeve pasi ka marrë 16.000 nënshkrime nga qytetarët.

Nga e shtuna kandidaturën e Blerim Rekës e kanë përkrahur 6.000 qytetarë, për Amdi Bajramin deri tani kanë nënshkruar rreth 3.000 qytetarë, por ai paralajmëroi se do ta tërheq listën e nënshkrimeve. Nënshkrime mbledhin edhe Filip Petrovski, Gospodin Popovski, Josif Mirçevski.

Vetëm 400 qytetarë nga diaspora janë paraqitur se do të votojnë për zgjedhjet presidenciale.

Komisioni Shtetëror Zgjedhor, Enti Shtetëror për Revizion dhe Komisioni i Antikorrupsionit sot nënshkruan për Memorandum për Bashkëpunim në prag të zgjedhjeve presidenciale.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

PDSH-ja kërkon orë policore 24 orëshe dhe vetëm një orë kohë për furnizime

Orë të mundshme maksimale të vendosen si orë policore në dy javët…

Sekretarja e Jashtme britanike: Përpjekjet për të ‘qetësuar’ Putinin janë të rrezikshme

Sekretarja e Jashtme britanike Liz Truss ka thënë se përpjekjet “për të…

Kurti emëron Andin Hotin Kryesues të Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, e ka emëruar Andin Hotin,…

LIBRI SHQIP NGA SHQIPËRIA DHE KOSOVA NUK MUND TË FUTET NË MAQEDONI. PO AI NGA SERBIA E BULLGARIA?

Shkrimtarit shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Shkëlzen Halimi, mbrëmë paska përjetuar urrejtjen…

Mes mosmarrëveshjeve, diplomatët amerikanë, kinezë dhe rusë bëjnë thirrje për bashkëpunim

Kryediplomatët e Shteteve të Bashkuara, Kinës dhe Rusisë bënë thirrje të premten…