Banorët e fshatit të vogël Al-Araqeeb kanë bërë të ditur, të hënën, se vendbanimi i tyrë është shkatërruar për herë të 210 nga autoritetet e Tel Avivit, në një aksion që nga këto të fundit është cilësuar i karakterit ambiental.

Aziz Al-Turi, anëtari i Komitetit Lokal për Mbrotjen e kësaj zone e cila ndodhet në rajonin e Negevit, në jug të Izraelit, ka thënë se shtëpitë, të atilla çfarë ishin, do të ndërtohen sërish, “siç bëjnë çdoherë”, raporton agjencia turke e lajmeve Anadollu.

Për shkak të shkatërrimeve jashtëzakonisht të shpeshta, ndërtesat e banimit në këtë fshat bëhen kryesisht nga druri dhe teneqeja, e në ndonjë rast edhe materialet plastike.

Janë 22 familje që ishin duke jetuar këtu, deri në aksionin e fundit.

Hera e parafundit kur Al-Araqeeb u prish me “rrënjë” ishte kah mesi i nëntori, sipas Al-Turi. Shkatërrimi i parë ndodhi në korrik 2010.

Autoritetet izraelite nuk e njohin Al-Araqeebin dhe disa fshatra tjera të kësollojta beduinësh në rajonin e Negevit, duke refuzuar po ashtu të sigurojë shërbime publike për banorët, ndërsa që këta insistojnë të jetojnë këtu. Ata thonë se të parët e tyre i blenë këto prona në vitet e fundit të sundimit të Perandorisë Osmane në këtë zonë.

Autoritetet izraelitë nuk pranojnë asnjë dokument mbi prionësinë, që daton para themelimit të shtetit hebre dhe thonë se kjo pjesë duhet të mbillet me drunj dhe nuk është e paraparë të jetë zonë banimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

ASH: Komuna e Tetovës të bëj publike kontratën për honoraret me avokatin Trajçev

Aleanca për Shqiptarët kërkon sqarime nga Komuna e Tetovës për angazhimin e…

“Shqipëria të ndahet nga Maqedonia e Veriut”

Ministri gjerman i Shtetit për Europën, Michael Roth ka bërë thirrje që…

Zyrtarët amerikanë bisedojnë me presidentin ukrainas për largim nga Kievi nëse do të jetë e nevojshme

Zyrtarët amerikanë kanë pasur biseda private me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky për…

Numri i njerëzve të prekur nga tërmetet në miliona – thotë OBSH-ja

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka vlerësuar se deri në 23 milionë njerëz…

Osmani për reagimet rreth vizitës së Kurtit në Maqedoni të Veriut: Keqkuptim i vogël që tejkalohet

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi sot (e martë) se vizita e…