Ambasadori rus Aleksandr Botsan Kharchenko e ka njoftuar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në takimin e sotëm se zyrtarisht është anuluar vizita e ministrit të Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergej Lavrov, në Serbi.

Kjo është bërë e ditur nga vet presidenti serb, i cili gjatë ditës ka zhvilluar një takim me ambasadorin rus në Beograd, përcjell Telegrafi.

“Ambasadori më informoi për arsyet që e pamundësuan ardhjen e ministrit Lavrov në Beograd dhe solli dokumente që e mbështesin këtë…”, ka shkruar Vuçiq.

Pas takimit të sotëm, Vuçiq tha se arsyet e anulimit të vizitës ia ka treguar Bocan Kharchenko, por ato do t’ia tregojë publikut në fjalimin e tij sonte në orën 19.30.

Ndërkohë raportimet për mbylljen e hapësirës ajrore për aeroplanin që do të sillte Lavrovin në Serbi, në Bullgari, Maqedoninë e Veriut dhe Mal të Zi janë konfirmuar mbrëmë nga një zyrtar i lartë i Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse.

Siç ishte paralajmëruar më parë, kreu i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë ishte planifikuar të vizitonte Republikën e Serbisë më 6 dhe 7 qershor.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Stoltenberg: NATO do të reagojë ashpër nëse Rusia pushton Ukrainën

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg theksoi unitetin e aleancës së…

MPB me detaje për vrasjen në Çair

Sonte në SPB Shkup është raportuar për të shtëna me armë zjarri…

Agjentët rusë “besojnë se Putini është në gjendje të rëndë shëndetësore”

Spekulimet rreth shëndetit të presidentit rus, Vladimir Putin kanë qarkulluar prej disa…

Maqedonia e Veriut në vendin e 56-të sipas Indeksit për të drejtat e njeriut në vitin 2019

Republika e Maqedonisë së Veriut është radhitur në vendin e 56-të sipas…

Mjeku shqiptar në Zvicër: 80% e pacientëve të hospitalizuar në spitalin që punoj janë shqiptarë, 90% e tyre të pa vaksinuar

Kryemjeku shqiptar në spitalin kantonal të Winterthurit, Zvicër, Naim Mehmeti ka shprehur…