Favorite për të fituar e djathta ekstreme

Vendvotimet u hapën këtë të diel në mbarë Italinë në zgjedhjet që parashikojnë të rikthejnë në pushtet një qeveri të së djathtës ekstreme për herë të parë që nga fundi i Luftës së Dytë botërore.

Aleanca e krahut të djathtë e udhëhequr nga partia Vëllezërit e Italisë së Giorgia Melonit është shfaqur në krye të sondazheve të fundit. Megjithatë mediat raportojnë edhe një rritje të mbështetjes për Lëvizjen 5 Yjet që mund ta bëjë të vështirë një fitore të pastër të së djathtës.

Giorgia Meloni është shfaqur si kandidatja e mundshme kryeministre ndërsa aleanca e saj përfshin Legën e Matteo Salvinit dhe Forza Italia të Silvio Berlusconit.

Kjo do të ishte një rritje e jashtëzakonshme për Melonin, 45-vjeçaren nga Roma, partia e të cilës fitoi vetëm 4% të votave në zgjedhjet e fundit kombëtare në 2018.

Italia ka një histori të paqëndrueshmërisë politike. Kryeministri i ardhshëm do të përballet me një mori sfidash, veçanërisht rritjen e kostove të energjisë. Rezultati i votimit shihet me nervozizëm edhe në kryeqytetet evropiane dhe në tregjet financiare.

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian janë shprehur të shqetësuar nëse Italia do të jetë një partner i qëndrueshëm në raportet me Rusinë. Meloni i ka hedhur poshtë rrënjët post-fashiste të partisë së saj dhe e portretizon atë si një grup konservator.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Ish-presidenti kroat, Mesiq: Serbët e urrejnë Millosheviqin, jo pse ka shkaktuar luftëra, por se i ka humbur ato

Siç njofton zyra për media e Kuvendit, gjatë bisedës me Konjufcën, Mesiq…

Përleshje fizike – policia arreston gjashtë persona

Një përleshje fizike ka ndodhur rreth orës 21:00, rrugën “B” në Prishtinë.…

Turqia nis operacionin ushtarak në verilindje të Sirisë

Turqia dhe aleatët e tij rebelë sirianë kanë nisur operacionin e tyre…

Droni rus fluturon mbi Poloni dhe pastaj rrëzohet

Ukrainasit kanë njoftuar se rrëzuan një dron rus në kufirin e tyre…

Rusia do ta hapë korridorin e evakuimit në Mariupol

Rusia do ta hapë një korridor humanitar për civilët, që të largohen…