Qeveria italiane është duke përgatitur një shtrëngim të metejshëm të masave nisur edhe nga situate e infektimeve.

Vendimi I radhës për masat kufizuese do të merret të premten e ardhshme, kur do të komunikohet indeksi Rt , një nga treguesit për të vlerësuar rritjen e rasteve me Covid .

Nismat e para do të kishin të bënin me shtrëngimin e kushteve për marrjen e certifikatës së gjelbër dhe sektorin e lirë që do të mund të rezervohet vetëm për personat e vaksinuar .

Leja e gjelbër do të lëshohej, për kinematë, teatrot, stadiumet, baret dhe restorantet , vetëm për ata që kanë përfunduar ciklin e vaksinimit dhe për ata të rikuperuar nga infeksioni për jo më shumë se gjashtë muaj.

Në këtë mënyrë do të përjashtohej futja në këto ambjente me tampon , përfshirë atë të shpejtë dhe molekular.

Nuk pritet të ketë ndryshime sa I takon akseseve në vendet e punës, me mundësine që cdokush të paraqese një test negative të 48 prëve të fundit në rast se dëshuron të mos bëjë vaksinën.

Situata e infeksioneve ndryshon nga rajoni në rajon, me disa zona të destinuara të kalojnë shumë shpejt në zonën e verdhë .

Kjo është arsyeja pse qeveria italiane po mendon për një model shtrëngimi të asaj që po ndodh në Austri ku të pavaksinuarit po izolohen gjithnje e më shumë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Përfundoi marrja në pyetje e Agapi Dika për “Zhvatjen”

Ka përfunduar marrja në pyetje e kryetares së Kuvendit të Lidhjes Ndërkombëtare,…

Avasiloaie: Rusia ka më shumë se 1500 ushtarë të stacionuar ilegalisht në Transnistria

BOTË / EVROPA Avasiloaie: Rusia ka më shumë se 1500 ushtarë të…

SHBA, sërish numër rekord rastesh me COVID-19, mbi 70 000 në 24 orë

SHBA-ja regjistroi dje për të dytën ditë radhazi më shumë se 70…

Tentuan të kalonin enklavën spanjolle, ndërrojnë jetë tragjikisht 18 migrantë

Tetëmbëdhjetë migrantë kanë vdekur dhe disa të tjerë janë plagosur pasi një…

Deklarata e Kiçeec, enigmë për Boki 13 dhe Janevën

Zoran Milevski – Kiçeec do të vendosë nëse dëshminë e tij para…