Në ishujt Faroe që prej vitit 1584 është kthyer në traditë therrja e balenave dhe delfinëve.

Therja e tyre bëhet publikisht dhe përcillet hapur në rrjetet sociale përmes fotove.

Supermodelja e njohur braziliane Alessandra Ambrosio, ka reaguar ashpër përmes një postimi në Instagram.

Në një status në Instagram, Ambrosio ka shprehur gjithë revoltën e saj ndaj kësaj tradite të tmerrshme. Ajo shkruan: “Si ka mundësi që kjo vrasje barbare e balenave dhe delfinëve të jetë ende e ligjshme. Kjo therje vjetore ndodh në ishujt Faroe dhe deti tipik blu kthehet në ngjyrë të kuqe të tmerrshme për shkak të trupave të panumërt të balenave dhe delfinëve të vdekur. Me sa duket, kjo traditë që daton që prej vitit 1584 është një aktivitet komunal ku të gjithë banorët vendas mblidhen së bashku për të masakruar qindra balena dhe delfinë. Si vriten balenat? Peshkatarët hyjnë në ujë me anije dhe dhe menjëherë sapo delfinët dhe balenat afrohen ata i rrethojnë dhe i çojnë në drejtim të tokës për t’i ngulur shtizat e për t’i therur”.

Ndërkohë sipas faqes “Save the Reef”, në ishujt Faroe është e ligjshme që delfinët dhe balenat të theren dhe ishulli nga ngjyra blu e zakonshme, shndërrohet në një lumë gjaku prej vrasjes së tyre. Çdo verë, rreth 800 balena pilot masakrohen në gjiret e Ishujve, ndërsa banorët përgatiten për muajt e ashpër të dimrit. Páll Nolsøe, një zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, tha se 145 balena dhe 7 delfinë janë vrarë vetëm dje në gjirin Torshavn.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Do të hapen dyqanet, restorantet e kafenetë, ja vendi i parë në Europë që planifikon të dalë nga izolimi

Synimi është nga 14 prilli. Dyqanet e vogla deri në 400 metra…

Deklarata shokuese e zyrtarit kinez: Koronavirusin në Kinë e solli ushtria amerikane

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës Zhao Lijian ka bërë deklaratë…

VIDEO / Ushtari izraelit qëllon me plumb pas shpine palestinezin… për qejf

Ky është momenti shokues kur një ushtar izraelit është regjistruar duke qëlluar…

Boris Johnson në Elysee si në shtëpi, këmbët mbi tryezë në takimin me Macron

Në fotot zyrtare me këmbët në tryezë. Më shumë sesa vetë Brexit,…

I doli para një tufë luanësh, udhëheqësi “ngrin” në vend

Një udhëheqës i një ekspedite u trondit kur po ndiqte gjurmët e…