John Bolton, ish-ambasador i Shteteve të Bashkuara në Kombet e Bashkuara dhe njëherit ish-këshilltar për Siguri Kombëtare, tha të martën se kishte ndihmuar në planet për tentim puq në vende tjera, shkruan Reuters.

Bolton këto komente i bëri në CNN, një ditë pas seancës dëgjimore të Kongresit që u mbajt dhe i referohej sulmit të 6 janarit të vitit të kaluar në Capitol Hill.

Ligjvënësit akuzuan ish-presidentin amerikan Donald Trump për inicim të dhunës, pasi nuk kishte pranuar rezultatet për humbje në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020.

Duke folur me gazetarin e CNN-it, Jake Tapper, Bolton tha se Trump nuk ishte mjaftueshëm kompetent ta “planifikojë me kujdes puçin”, duke shtuar “se dikush që ndihmoi në planifikimin e puçit jo këtu por në vende tjera – është dashur të kryej shumë punë. Por ai (Trump) nuk e bëri këtë”.

Ndërkaq kur Tapper pyeti Boltonin se për cilat tentim puçe i referohet, ai tha se “nuk do të futet në specifika”, ku më pas përmendi Venezuelën.

“Doli të jetë i pasuksesshëm. Nuk është se kemi bërë shumë për këtë, por kam parë përpjekjet e opozitës për ta rrëzuar presidentin, por ata dështuan”, shtoi Bolton.

Në vitin 2019, Bolton, këshilltar për Siguri Kombëtare, publikisht kishte mbështetur liderin e opozitës në Venezuelë, Juan Guaido, i cili bënte thirrje për mbështetje ushtarake për ta përkrahur në rrëzimin e presidentit Nicolas Maduro.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Drejtori i shkollës, vëllai i Visar Ganiut, vjedh dokumentat natën, emërtohet nga ministri (Video)

“Stop” ka udhëtuar drejt Maqedonisë së Veriut pas denoncimit nga Komuna e…

Biden kërkon ashpërsim të ligjeve për armët

Duke thënë “Mjaft, mjaft”, presidenti amerikan, Joe Biden, i bëri thirrje Kongresit…

Nesër Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi dalin në seancën e tretë para Speciales

Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi…

Greqia i mbyll kufijtë me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

Ndërprerja e lidhjes rrugore, detare dhe ajrore me Maqedoninë e Veriut dhe…

Nëna shqiptare nuk e rrezikon shtetin”, ASH reagon për mosrepektimin e Ligjit për Shtetësi (Video)

Aleanca për Shqiptarët (ASH) ka reaguar edhe njëherë ndaj, siç thonë, shkeljes…