Disa ushtarë rusë janë të pakënaqur me presidentin Vladimir Putin dhe menaxhmentin e ushtrisë ruse, për shkak të keqmenaxhimit të taktikave luftarake në luftën e Ukrainës, ka bërë të ditur blogeri rus dhe njëherit ish-zyrtari i lartë i FSB-së ruse, Igor Girkin pas një  vizite që e bëri në zonat e luftës.

Kritikat publike në drejtim të Putinit janë diçka e rrallë në Rusi, edhe pse blogerët haptazi flasim për luftën në Ukrainës, në veçanti për humbjet e mëdha të ushtrisë ruse në rajonin Kharkiv.

Igor Girkin, nacionalist rus dhe ish-zyrtar i lartë i Shërbimit Sekret rus FSB-ja, që kishte ndihmuar shumë Rusinë në aneksimin e Krimesë në vitin 2014, si dhe organizoi grupet e milicisë pro-ruse në lindje të Ukrainës, ka thënë se ekziston një pakënaqësi në rritje për elitën politike dhe ushtarake ruse.

Girkin tha se “peshkut i vie era nga koka”, dhe se në ushtrinë ruse duhet bërë reforma dhe njerëz kompetent që do të mund të udhëhiqnin një fushatë të suksesshme ushtarake.

Girkin tha se disa në nivele të mesme të ushtrisë kanë qenë të hapur për pakënaqësinë e tyre me ministrin e Mbrojtjes, Sergei Shoigu dhe madje edhe Putinin.

Në anën tjetër, Ministria e Mbrojtjes së Rusisë nuk ka komentuar deklaratat e Girkinit, i cili disa herë kritikoi Shoigun për shkak të humbjeve të mëdha në luftën e Ukrainës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Pompeo: Kina është duke kryer gjenocid kundër myslimanëve ujgurë

Në orët e fundit në postin e Sekretarit amerikan të Shtetit, Mike…

Më shumë se 1.5 milionë refugjatë janë larguar nga Ukraina

Më shumë se 1.5 milionë refugjatë janë larguar tani nga Ukraina për…

UEFA: Erikseni në gjendje stabile, takim mes skuadrave

UEFA ka konfirmuar se mesfushori Kristian Eriksen është në gjendje stabile. Danezi…

Rrjedh dokumenti: Vendeve të BE-së u kërkohet të përgatiten për ndërprerje të plotë të furnizimit me gaz rus

Në një dokument politikash që do të miratohet të mërkurën (18 maj), Komisioni…

Biden bisedon me liderët suedezë dhe finlandezë

Presidenti amerikan, Joe Biden, u ka thënë liderëve të Suedisë dhe Finlandës…