Jamie Shea, ish-zëdhënës i NATO-s në kohën e bombardimeve mbi Serbinë ka thënë se i takon presidentit serb, Aleksandar Vuçiq të zgjedhë mes BE-së dhe Rusisë dhe se BE-ja ka treguar më shumë interes për Ballkanin Perëndimor, por që duhet të ndihmojë ekonomikisht vendet që kanë statusin kandidat.

Ai në një intervistë për portal kroat Index tha se është më mirë që Serbia ta zgjedhë BE-në që i ofron një të ardhme më të mirë ekonomike.

“Serbia mbajti së fundmi zgjedhjet në të cilat Vuçiq siguroi një fitore bindëse. Serbia ka lidhje të mëdha ekonomike me Bashkimin Evropian, ndërsa Rusia ka një histori të gjatë të bazuar në idenë e pansllavizmit. Pushtimi i Putinit në Ukrainë i ka ndryshuar gjërat. Vuçiq duhet të kuptojë se Perëndimi dhe Rusia do të largohen gjithnjë e më shumë për shkak të luftës në Ukrainë dhe se nuk do të jetë më e mundur të ulesh në dy karrige. Ai do të duhet të zgjedhë. Unë mendoj se Serbia duhet të vendosë për BE-në, e cila i ofron asaj një të ardhme më të mirë ekonomike dhe zhvillim demokratik”, tha Shea.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Nga reper në zëvendësues të Thaçit/ Memli Krasniqi zgjidhet në krye të PDK

Arrestimi i ish krerëve më të lartë të UÇK-së nga Gjykata Speciale…

18 të bllokuar nga shembja e ndërtesës në Kinë, arrestohen ndërtuesit

Të paktën nëntë persona janë arrestuar pas shembjes së një ndërtese në…

Dimitrievski për përjashtimin nga LSDM: Jam i dëshpëruar nga vendimi, nuk dorëzohem

Kryetari aktual i Kumanovës, Maksim Dimitrievski, ka reaguar pas përjashtimit të tij…

Raund i ri negociatash, delegacionet e Prishtinës dhe Beogradit të mërkurën në Bruksel

Një raund i ri i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë pritet të…

Anglia heq të gjitha kufizimet e Covid-19

Nuk do të ketë detyrim ligjor për t’u izoluar nëse rezulton pozitiv…