Ish-menaxheri i fushatës së Donald Trumpit, Paul Manafort, është dënuar me 47 muaj burgim për mashtrim.

Ai ishte dënuar edhe vitin e kaluar për shkak se i kishte fshehur miliona dollarë, të cilët i kishte fituar përmes këshillimeve politike në Ukrainë.

Këto akuza burojnë nga një hetim për përfshirjen e Rusisë në zgjedhjet e vitit 2016 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Asnjëra nga akuzat kundër Manafortit nuk ndërlidhjet me ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhje. Presidenti amerikan i ka mohuar këto akuza dhe ka thënë se ky hetim është “gjueti e shtrigave”.

Dënimi me 47 muaj burgim është shumë më i lehtë nga ai që është kërkuar nga hetuesi special i Departamentit të Drejtësisë, Robert Mueller.

Manafort pritet të dënohet edhe për një rast tjetër gjatë javës së ardhshme për shkak të lobimit ilegal.

Ai është i detyruar t’ia kthejë shtetin amerikan 24 milionë dollarë për shkak të shmangies së taksave dhe ta paguajë një gjobë prej 50 mijë dollarësh, shkruan “BBC”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Luftimet në Ukrainë vijojnë të godasin objektivat civilë

Moska zvogëlon ambiciet e saj Në më shumë se një muaj luftë…

“Rusia është 70% gati të sulmojë Ukrainën”

Rusia ka mbledhur 70% të kapacitetit të nevojshëm ushtarak për të bërë…

Tërmeti i fortë shkaktoi çarjen e tokës, njerëzit dalin në rrugë të frikësuar

Një tërmet me madhësi 6 ballë ka goditur shtetin e thyer të…

Turqia fillon prodhimin e gjeneratës së re të municionit laserik për fluturaket pa pilotTurqia fillon prodhimin e gjeneratës së re të municionit laserik për fluturaket pa pilot

Zyrtarët ushtarakë në Turqi, kanë bërë të ditur se ky shtet ka…

Vriten dy ushtarë ukrainas, 4 plagosen

Ushtria e Ukrainës: Sulmi nga separatistët pro-rus në kufirin lindor Separatistët pro-rus…