Ish-punonjësja e Facebook, Frances Haugen, u ka thënë ligjvënësve amerikanë se faqet dhe aplikacionet e kësaj kompanie “dëmtojnë fëmijët, nxisin përçarje dhe dobësojnë demokracinë tonë”.

37 vjeçare, ish-menaxhere e produktit në Facebook, u kthye në kritikuese të kompanisë në një seancë dëgjimore në Capitol Hill.

Facebook është përballur me një kontroll në rritje dhe thirrje për rregullim.

Themeluesi Mark Zuckerberg u përgjigj, duke thënë se përshkrimi i fundit paraqiste një “pamje të rreme” të kompanisë, shkruan BBC.

Në një letër drejtuar stafit, ai tha se shumë nga pretendimet “nuk kanë kuptim”, duke treguar përpjekjet e tyre në luftimin e përmbajtjes së dëmshme, krijimin e transparencës dhe krijimin e “një programi kërkimor në industri për këto çështje të rëndësishme”.

“Ne kujdesemi shumë për çështje si siguria, mirëqenia dhe shëndeti mendor”, tha ai në letrën, bërë publike në faqen e tij në Facebook.

“Është e vështirë të shihet një përshkrim i tillë që keqpërfaqëson punën tonë dhe motivet tona”.

Facebook është faqja më e popullarizuar e mediave sociale në botë. Kompania thotë se ka 2.7 miliardë përdorues aktivë mujorë. Qindra miliona njerëz përdorin gjithashtu produktet e tjera të kompanisë, përfshirë WhatsApp dhe Instagram.

Megjithatë, është kritikuar për gjithçka, nga dështimi për të mbrojtur privatësinë e përdoruesve e deri mosarritja për të parandaluar përhapjen e dezinformatave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…