Ish-presidenti ukrainas nuk u lejua të largohej nga Ukraina për të marrë pjesë në një takim të një organi të NATO-s në Lituani, ka thënë fraksioni parlamentar i partisë së tij.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Petro Poroshenko u ndalua dy herë në një pikë kufitare me Poloninë, derisa po udhëtonte për një takim të asamblesë parlamentare të NATO-s, ku do të takonte Presidentin e Lituanisë, Gitanas Nauseda, tha Solidariteti Evropian.

Në një deklaratë grupi parlamentar tha: “Poroshenko kishte marrë të gjitha lejet formale për t’u larguar nga vendi dhe ishte përfshirë në delegacionin zyrtar të Parlamentit të Ukrainës për këtë ngjarje”.

Mediat ukrainase raportuan se Poroshenko nuk mund të kalonte kufirin për shkak të “problemeve teknike” me një leje që e lejonte të largohej nga vendi.

Në janar, Poroshenko fitoi një vendim gjykate që e lejonte të qëndronte në liri derisa po hetohej për tradhti në një hetim që ai thotë se ishte një sulm i motivuar politikisht i lidhur me aleatët e pasardhësit të tij, presidentin Volodymyr Zelenskyy.

Ish-presidenti po hetohet në lidhje me financimin e separatistëve të mbështetur nga Rusia në lindje të vendit përmes shitjeve të paligjshme të qymyrit në vitin 2014-15. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Çmimi i naftës rritet në nivelin më të lartë që nga viti 2008

Çmimet e naftës u rritën në nivelin më të lartë që nga…

Ministri i Shëndetësisë: Gjermanët do të vaksinohen, do të shërohen ose do të vdesin deri në fund të dimrit

Politikanët në Gjermani po debatojnë për masa të ngjashme me fqinjin e…

NATO: Në solidaritet me Shqipërinë, po kalon periudhë të vështirë

Aleanca e Atlantikut të Veriut (NATO) i ka dërguar një mesazh Shqipërisë…

Reagim i dobët i një hipokriti

Shaqir Fetai e priti në takim dhe me kënaqësi ia pranoi përshëndetjet…

Reformimi i policisë amerikane

Trump nënshkruan vendimin pas trazirave që shkaktoi vrasja e Floyd Presidenti amerikan…