Ish-presidenti i Afrikës së Jugut Jacob Zuma është dorëzuar në polici për të filluar vuajtjen e një dënimi me burgim prej 15 muajsh për shpërfillje të gjykatës.

Ai u pranua të mërkurën në Qendrën Korrektuese Estcourt në provincën e tij të lindjes KwaZulu-Natal.

Policia kishte paralajmëruar se ishin të gatshëm ta arrestonin nëse nuk dorëzohej në mesnatë, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Dënimi i 79 vjeçarit Zuma ndezi një dramë ligjore në Afrikën e Jugut, pasi asnjëherë më parë kurrë nuk ishte burgosur një ish president.

Zuma fillimisht kishte refuzuar të dorëzohej, por në një deklaratë të shkurtër të mërkurën, Fondacioni Jacob Zuma tha se ai kishte vendosur të respektojë vendimin e gjykatës.

Zuma u dënua në 29 qershor për kundërshtimin e një udhëzimi për të dhënë prova në një hetim për korrupsionin gjatë nëntë viteve të tij në pushtet. Ai ka dëshmuar vetëm një herë në hetimin për atë që është bërë e njohur si “kapja e shtetit”.

Biznesmenët janë akuzuar për komplot me politikanë për të ndikuar në procesin e vendimmarrjes derisa  ai ishte në detyrë, Zuma ka thënë vazhdimisht se ai është viktimë e një komploti politik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…