Sir Richard Shirreff: Aleanca të sigurojë që konflikti të mos përshkallëzohet

Nuk mund të ketë paqe në Europë për sa kohë presidenti rus Vladimir Putin është në pushtet. Kështu deklaron ish-zëvendës komandanti suprem i NATO-s në Europë, Sir Richard Shirreff, i cili e quan Putin një autokrat që i ka duart me gjak.

Ai thekson se NATO duhet të sigurojë që lufta të mbetet një luftë e ftohtë dhe jo që konflikti  të përshkallëzohet më tej me Rusinë. Shireff  thekson se organizata ushtarake duhet të jetë e përgatitur  për luftë në çdo aspekt.

“Ne nuk e kemi parë ende një rritje të aftësisë së NATO-s, e cila mendoj se do të jetë  e rëndësishme nëse  aleanca do të pengojë çdo agresion të mëtejshëm”. Ish-komandanti deklaron se edhe ai si shumica ka dyshime të thella për premtimet  e Rusisë për të reduktuar sulmet e saj ushtarake në Kiev dhe Chernihiv.

Sakaq, Ministria e Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar thotë se njësitë ushtarake që kanë pësuar humbje të mëdha janë detyruar që të kthehen në Rusi dhe Bjellorusi për t’u rifurnizuar dhe riorganizuar, gjë që po ushtron preson  “mbi logjistikën tashmë të mbingarkuar “.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Publikohet një pjesë e raportit të BE-së për Maqedoninë e Veriut: Kritikohet bllokada për fillimin e bisedimeve

Është publikuar një pjesë e raportit për Maqedoninë e Veriut i cili…

Mbyllen shkolla dhe dyqane në Itali për shkak të koronavirusit

Romë, 22 shkurt – Në më shumë se dhjetë qytete në rajonet…

Vetëvendosje me njoftim të rëndësishëm për diasporën rreth zgjedhjeve

Lëvizja Vetëvendosje, ka njoftuar bashkatdhetarët se tashmë janë caktuar afatet për regjistrim…

Tjetër shpërthim në Kiev: Viktimat mes civilëve dhe ushtarëve

Një këshilltar i zyrës së Presidentit ukrainas thotë se nga sulmet ruse…

Videoja që po bën xhiron e botës

Një objekt misterioz në qiell duke fluturuar që është filmuar gjatë paradës…