Ish-ambasadori serb i ish-Jugosllavisë në Britani të Madhe, Vladeta Jankoviq, ka deklaruar sot se nuk mund të ketë konflikt të armatosur derisa në Kosovë është NATO-ja.

Gjithashtu ka pranoi se presidenti serb Aleksandar Vuçiq, kishte shpresuar se Kurti do të tërhiqet nëse SHBA-ja do të deklarohej haptazi se nuk do ta përkrahë, transmeton Telegrafi.

“Sigurisht që Vuçiq ka shpresuar që fanatizmi kokëfortë i Kurtit do ta çojë në tërheqjen e mbështetjes amerikane, por duket se llogaritë ishin bërë gabim, sikurse ishte rasti i marrëveshjes së Washingtonit dhe një sërë të bëmash diplomatike të Vuçiqit. Ky shembull tregon më së miri çmimin që po e paguan diktatura që sundon në Serbi, duke marrë parasysh se të gjitha këto gabime do të ishin të pakuptimta nëse vendimet do t’i merrte një Parlament dhe Qeveri e zgjidhur e lirë, e jo një njeri i paqëndrueshëm”, ka shtuar ish-ambasadori serb.

I pyetur të komentojë reagimet e Beogradit, përkatësisht presidentit Aleksandar Vuçiq, Jankoviq tha se nuk e ka të qartë se çfarë do të thoshte dërgimi i ambasadorit rus në kufirin me Kosovën.

“Nëse me këtë duan të thonë që Rusia do të na mbrojë nëse vie deri te lufta, një gjë të tillë zor se do ta gëlltisnin edhe njerëzit më të verbër të Vuçiqit. Ndër reagimet më të këqija po numëroj fluturimet e helikopterëve dhe aeroplanëve – që shihet qartë se është një shfaqje parazgjedhore duke tentuar të tregoj muskujt dhe të degradoj ushtrinë”, ka thënë për fund Jankoviq. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…