Një ish-deputet indian, i dënuar për rrëmbim, është qëlluar për vdekje në një transmetim direkt në televizion bashkë me të vëllain.

Atiq Ahmed, i cili ishte nën shoqërimin e policisë, po fliste për gazetarët në momentin që disa p nxorën armën dhe e qëlluan në kokë. Ngjarja ndodhi në Prayagraj, i njohur ndryshe si Allahabad.

Pas të shtënave të shtunën mbrëma, tre burra që ishin hequr si gazetarë iu dorëzuan policisë. Djali adoleshent i Ahmed-it u qëllua për vdekje nga policia disa ditë më parë.

Dhjetëra raste, duke përfshirë rrëmbim, vrasje dhe zhvatje, janë regjistruar kundër Atiq Ahmedit gjatë dy dekadave të fundit. Ai dhe dy persona të tjerë u dënuan me burgim të përjetshëm në mars të këtij viti për një rast rrëmbimi.

Ahmed kishte pohuar më parë se ishte kërcënuar me jetë nga policia. Në pamjet e publikuara nga mediat ndërkombëtare shihen Ahmedin dhe vëllai i tij, Ashraf, të dy në pranga, duke folur me gazetarët rrugës për një kontroll mjekësor në një spital disa sekonda para se të qëlloheshin të dy.

Në pamjet, të shpërndara në mediat sociale dhe kanalet televizive, Ahmedi pyetet nëse mori pjesë në funeralin e djalit të tij.

Fjalët e tij të fundit para kamerës janë: “Nuk na morën, prandaj nuk shkuam”.

Tre sulmuesit e dyshuar, sipas policisë, kishin mbërritur me motoçikleta ndërsa në vendngjarje kanë mbetur të plagosur edhe një polic dhe një gazetar./A2news

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Spasovski: Pashkët dhe Ramazanin duhet ta kalojmë në shtëpi

Spasovski porositi të gjithë besimtarët përfshi ata të komuniteti ortodoks, mysliman dhe…

Prigozhin: Nëse Wagner tërhiqet nga Bakhmuti, e gjithë linja e frontit rus do të bie

Yegveny Prigozhin, shef i grupit famëkeq mercenar rus Wagner, është i bindur…

Ukrainasit gjejnë dokumente të klasifikuar plot me të dhëna të ushtrisë ruse

Ukraina ka gjetur një hard disk që përmban rreth 100 GB të…

Sulm me armë në një klub nate në Florida

2 të vrarë e 20 të plagosur, arratisen 3 autorët 2 persona…

Disa liderë të BE-së janë të gatshëm t’i japin aeroplanë Ukrainës, pretendon Zelensky

Disa liderë të Bashkimit Evropian kanë thënë se janë të gatshëm t’i…