Ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Cameron Munter ka deklaruar se Serbia është para një vendimi se në cilën anë të realitetit botëror do të jetë, pas agresionit rus në Ukrainë.

Munter, një diplomat amerikan në pension i cili ishte ambasador nga viti 2007-2009, theksoi në një intervistë me Zërin e Amerikës se devijimi nga vlerat perëndimore mund ta çojë Serbinë dhe qytetarët e saj në harresë.

“Frika ime, si mik i popullit serb, të cilin e konsideroj se i përkasin Bashkimit Evropian, është se do ta bëjë Serbinë të parëndësishëm. Kjo do të ishte për të ardhur keq, sepse Serbia ka shumë për t’i ofruar Perëndimit. Ju duhet të vendosni se çfarë lloj vendi doni të jeni. Autoritar – që merret me median, pa opozitë dhe në thelb pajtohet me sulmin e paarsyeshëm të Rusisë ndaj Ukrainës, apo dëshironi të jetoni një jetë evropiane? Kjo është zgjedhja që duhet të bëjnë qytetarët e Serbisë dhe lidershipi i saj. Nëse ata dështojnë, ata thjesht do të harrohen”, tha Munter, duke theksuar se harresa për të cilën po flet është, sipas tij, më e keqe se presionet apo kushtet ndërkombëtare.

Ai po ashtu ka thënë se vizita në Ballkan e ndihmëssekretares për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried është i shumëfishtë.

“Qëllimi i vizitës së saj [Karen Donfried] është i shumëfishtë. Këtu përfshihen marrëdhëniet Kosovë-Serbi, si dhe korrupsioni, por edhe një sërë çështjesh të tjera. Kur Administrata e presidentit Joe Biden mori detyrën, u desh kohë që stafi adekuat të emërohej në poste të rëndësishme. Ajo e trajtonte Evropën në mënyrë konceptuale, por ndërkohë, për shkak të gjërave të rëndësishme që kanë ndodhur, e ka kuptuar se duhet të fokusohet”, ka shtuar ai.

“Për fat të mirë, njerëz si Karen Donfried dhe Gabriel Escobar, të cilët janë të fokusuar në rajon, kanë marrë detyrën. Donfried ka shumë gjëra përpara dhe ajo do të fokusohet në to. Këto përfshijnë marrëdhëniet Kosovë-Serbi, luftën kundër korrupsionit, anëtarësimin e ardhshëm të rajonit në Bashkimin Evropian, problemet në Bosnje dhe Hercegovinë dhe rrethanat e reja botërore të krijuara nga sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës”, përfundon Munter.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Ja kur do të fillon fushata e zgjedhjeve presidenciale

Kandidatët për president të Republikës së Maqedonisë së Veriut do të konfirmohen…

Ngrihen dyshime se Putin e ka larguar ministrin Shoigu nga detyra  

U shfaq në një qosh të ekranit dhe pa u dëgjuar duke…

Virusi korona, Dimitrov: 2300 shtetas kanë mbetur jashtë kufijve

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov njoftoi se gjithsej rreth 2300…

KSL: Nëse nuk plotësohen kërkesat – protesta nga 26 prilli

Punonjësit e administratës publike do të dalin në rrugë në qoftë se…

Kina akuzon SHBA-në për nxitje të “panikut” rreth koronavirusit

Qeveria kineze ka akuzuar Shtetet e Bashkuara për nxitje të “panikut” në…