Ministri i jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif, ka deklaruar për mediet shtetërore të këtij vendi se largimi nga traktati për ndalimin e zhvillimit të armëve bërthamore është një nga opsionet e autoriteteve pasi Shtetet e Bashkuara i shtuan sanksionet kundër Tehranit.

Tensionet mes Uashingtonit dhe Tehranit janë rritur që nga koha kur administrata e presidentit amerikan u tërhoq vitin e kaluar nga marrëveshja ndërkombëtare e vitit 2015 për pezullimin e zhvillimit të armëve bërthamore.

Më herët gjatë këtij muaji, Shtetet e Bashkuara e kategorizuan si organizatë terroriste forcën elite të ushtrisë iraniane dhe kërkuan nga shtetet tjera që të mos e blejnë naftën e Iranit nëse duan që të mos bëhen pjesë e sanksioneve amerikane.

“Opsionet e Republikës Islamike janë të shumta dhe autoritetet e vendit janë duke i vlerësuar ato. Largimi nga marrëveshja bërthamore ndërkombëtare është një nga to”, tha Zarif për mediet shtetërore.

Irani ka kërcënuar edhe më parë se do të largohet nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015 nëse fuqitë evropiane nuk i ofrojnë këtij vendi përfitime ekonomike nga respektimi i këtij traktati, shkruan “Reuters”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Do të hapen dyqanet, restorantet e kafenetë, ja vendi i parë në Europë që planifikon të dalë nga izolimi

Synimi është nga 14 prilli. Dyqanet e vogla deri në 400 metra…

Deklarata shokuese e zyrtarit kinez: Koronavirusin në Kinë e solli ushtria amerikane

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës Zhao Lijian ka bërë deklaratë…

VIDEO / Ushtari izraelit qëllon me plumb pas shpine palestinezin… për qejf

Ky është momenti shokues kur një ushtar izraelit është regjistruar duke qëlluar…

Boris Johnson në Elysee si në shtëpi, këmbët mbi tryezë në takimin me Macron

Në fotot zyrtare me këmbët në tryezë. Më shumë sesa vetë Brexit,…

I doli para një tufë luanësh, udhëheqësi “ngrin” në vend

Një udhëheqës i një ekspedite u trondit kur po ndiqte gjurmët e…