Të paktën dhjetë anije ruse u larguan këtë javë nga baza e Detit të Zi, njoftoi Ministria e Mbrojtjes së Britanisë së Madhe.

Ministria e Mbrojtjes ka publikuar raportin më të fundit të inteligjencës mbi luftën në Ukrainë.

Aty thuhet se një grup prej të paktën dhjetë anijesh të Flotës Ruse të Detit të Zi u larguan nga objekti detar i Novorossiysk më 11 janar.

“Duke pasur parasysh llojin dhe numrin e anijeve që dalin në det në të njëjtën kohë, aktiviteti ka të ngjarë të jetë një shpërndarje e flotës në përgjigje të një kërcënimi specifik që Rusia beson se e ka identifikuar”, thuhet në përditësim.

Raporti vazhdon duke thënë se nuk ka gjasa që vendosja të nënkuptojë përgatitje për sulme të pazakonta me raketa lundrimi të lëshuara nga deti.

Ai gjithashtu thekson se është “shumë e pamundur” që flota të përgatitet për operacione sulmi amfib.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të shtetit ukrainas më 24 shkurt duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme materiale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Izrael, turmën e kapë paniku – mbi 38 të vdekur

Të paktën 38 persona kanë humbur jetën në Izrael, pasi paniku e…

Përfshihet nga flakët një njësi ushtarake në Moskë

Mediumi Nexta raporton se një njësi ushtarake është përfshirë nga flakët në…

Vetëm debatet dhe ballafaqimi i argumentave i jep fund gënjeshtrës dhe manipulimeve publike

Duke pasur një konsideratë të thellë për të gjithë mediat e, në…

Shpërthim i vullkanit, llava përpin shtëpitë në Ishujt Kanarie

Ishujt Kanarie janë të sigurta dhe mund të vizitohen, por shpërthimi i…

Masa të reja për hyrje në Slloveni

Vlefshmëria e certifikatës për vaksinimin dhe shërim nga COVID-19 për ata më…