Gjasat që Tomor Morina të lirohet nga paraburgimi sot, janë të vogla pavarësisht optimizmit të shprehur ditë më parë nga avokati Naser Raufi.

Nga Gjykata kompetente nuk japin informata se kur do të sjellin vendim lidhur me kërkesën e avokatit që Morina të mbrohet në liri, deri në shqyrtimin e kërkesës së Serbisë për ekstradimin e tij.

Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska, thotë se gjykatat janë ato që duhet të vendosin dhe se kërkesa nga shteti serb për ekstradimin e Morinës ende nuk ka arritur.

“Ne deri tani si Ministri kemi kompetencë të vetme që përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme t’i njoftojmë ambasadat, shtetas i të cilave është personi në fjalë, i cili ka shtetësi të Britanisë dhe të Kosovës, dhe ne në pajtim me ata procedura veç-më kemi njoftuar ambasadat. Deri mbrëmë, po as sot nuk e kemi marrë kërkesën për ekstradim. Sapo ta marrim do e dërgojmë tek gjykatat të cilët do të duhet të vendosin ndaj asaj kërkese” deklaroi Renata Deskoska, ministre e Drejtësisë.

Ministri i Drejtësisë në Kosovë, Abelard Tahiri, përmes një kumtese për mediat arrestimin e Morinës me kërkesë të Serbisë e quajti shkelje flagrante të të drejtave të njeriut dhe mospërfillje të Konventave ndërkombëtare.

“Pa kaluar as një javë e plotë nga përpjekja për ta marrë në mënyrë arbitrare shtetasin tonë Tomor Morina, përmes fletarrestimeve ndërkombëtare irracionale që e kanë origjinën nga regjimi shtypës i Millosheviqit, Serbia vazhdon të impresionojë me shkeljet flagrante të të drejtave të njeriut, duke nxjerrë aktgjykime për qytetarët tanë, pa përfillur asnjë normë dhe asnjë parim nga Konventat ndërkombëtare, pjesë e së cilave është” tha Abelard Tahiri, Ministër i Drejtësisë në Republikën e Kosovës.

Morina për më shumë se një javë po qëndron në paraburgim, ndërsa ishte arrestuar të mërkurën e kaluar nga policia maqedonase, në bazë të një fletë-arresti të lëshuar nga INTERPOL-i, me kërkesë të Serbisë.

Morina ka shtetësi të dyfishtë, atë të Britanisë së Madhe dhe shtetësi të Kosovës.

Ai deri tani kishte lëvizur pa asnjë problem në të gjitha shtetet evropiane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…