Arafat Muharremi do të shkarkohet nga posti i drejtorit të Policisë Financiare, mëson Infomax jozyrtarisht, pasi ndaj tij është ngritur kallëzim penal nga Prokuroria e Shtetit për shoqërim me qëllim rëndimin e konfiskimit të pasurisë në çështjen “Trust” ndaj kompanis “Transmet” të Sead Koçanit.

Sipas Infomax, Arafat Muharremi në një bisedë telefonike me kryeministrin Dimitar Kovaçevski ka pranuar kërkesë që menjëherë të jep dorëheqje të parevokueshme nga pozita e drejtorit të Policisë Financiare, në të kundërtën nëse nuk e bën këtë do të shkarkohet nga Qeveria që e emëron.

Arafat Muharremi në rastin “Trust”, së bashku me prokurorët Artan Ajro dhe Gavril Bubevski, kanë mundësuar bartjen e pronës së “Transmet” personave të tretë në mënyrë që gjykata të mos mund ta konfiskojë pasurinë.

Ajo që mbeti për konfiskim ishte prona e “TV Nova” e cila ishte e ngarkuar me detyrime të barabarta me vlerën e pasurisë, kështu që Sead Koçani arriti të shmangë konfiskimin. Muharremi para kësaj detyre ishte hetues në Prokurorinë Speciale. Ai është kuadër i emëruar nga LSDM.

Burimi i lajmit origjinal Infomax.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Ukraina akuzon Rusinë për rrëmbimin e kryebashkiakut të Melitopolit

Ministria e Jashtme e Ukrainës ka akuzuar ushtarët rusë për rrëmbimin e…

Diplomatët francezë do të kthehen në Kiev

BOTË / EVROPA Diplomatët francezë do të kthehen në Kiev Franca do…

Shkulet dhe përdhoset tabela dygjuhëshe në Negotinë. Aktin e marrin përsipër partia nacionaliste maqedonase

Tabela në dy gjuhë, maqedonisht dhe shqip është shqyer nga muri i…

Ukraina pritet ta shpall gjendjen e jashtëzakonshme

Në Ukrainë do të shpallet gjendja e jashtëzakonshme, ka vendosur Këshilli i…

Në Podgoricë mbledhje e parë e përbashkët e qeverive të Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi

Qeveritë e Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi, sot në Podgoricë…