Edhe një “filozofemë” e Shaqir Fetait prej atyreve që ta ngjallin krupën e të ngacmojnë të vjellat! Shaqir Fetai tashmë është i njohur si manipulator serik, i cili krejt karrierën e vet e ka ngritur mbi manipulime, mashtrime dhe urrejtje. E synon devotshmërinë përmes manipulimit dhe jo përmes respektimit të djersës, kontributit, angazhimit të secilit që janë qindra herë më të mëdha e më të forta se interesat meskine të këtij farë “reisi” të instaluar dhunshëm nga qarqet joislame
Nga Mahir Rexhepi
Manipulanti e nis shkrimin me një fjali prej “lideri”, ndërsa, menjëherë në fjalinë e dytë rrëshqet në batllëk! Nga goja e tij del fraza prej “Melaqes së Stançiqit: gjithçka në organizimin e jetës fetare qenka e shenjtë! Sa e respekton dhe sa e do këtë të shenjtë Shaqir Fetai? Si është sjellë me këtë të shenjtë, me ata që kanë dhënë mund e djersë për të qenë organizimi i jetës fetare të shenjtë! Po cili është raporti i Shaqir Fetait me “të shenjtën” e organizimit të jetës fetare? A ishte i shenjtë edhe ai sukses, ajo e arritur, ajo punë kolosale e kryer në kohën e atij të cilit Shaqir Fetai ia nguli thikën pas shpine? Të shenjtën Shaqir Fetai nuk e do, sepse e shenjta e pengon, sepse i del top gjembash e shkurrash nëpër këmbë në rrugën e kaluar si bashkëpunëtor i UDB-së. Çdo gjë e shenjtë, çdo e arritur e shenjtë në BFI për UDB-në ishte e rrezikshme, e pështirë dhe diçka që duhej të rrënohej e të harrohej! Ato punë e suksese të shenjta u arritën me njerëz të devotshëm e vetëmohues para çfarëdo sfide që ngritej për ta penguar organizimin e jetës fetare islame në vend. Pikërisht këta njerëz që ndikuan në organizim të shenjtë sot nuk i ke në BFI, të gjithë janë të dëbuar nga Shaqir Fetai, të përndjekur e të tradhëtuar si “armiq të popullit”, ndonëse kurrë nuk e gjeti “kurajon e shenjtë” për të folur për secilin e për të treguar arsyet e shëndosha se pse i largoi nga BFI! A ishte kontributi i tyre i pamohueshëm në arritjen e sukseseve të pamohueshme, apo ishte tradhëtia e tyre dhe nëpërkëmbja e këtyre të arriturave, për ç’gjë Shaqir Fetai asnjëherë nuk u shpreh! Është shenjë devotshmërie edhe zbardhja e veprimeve subversive që janë ndërmarrë për ta njollosur atë të shenjtë që është arritur përgjatë aktiviteteve që nga viti 1991 e deri në maj të vitit 2020 kur ndodhi tradhëtia e madhe!
Tutje, Shaqir Fetai mundohet të manipulojë me fjalë ndërsa ngatërrohet në logjikën e vet të përciptë, të palogjikë: “E kam thënë dhe po e përsëris, besimtarët e ketij vendi janë të mrekullueshëm, sepse gjithçka që bëhet në organizimin e jetës fetare është rezultat i besimtarëve tanë të udhëhequr nga ulematë islam, muftinitë në krye me Myftiun dhe nëpunësit administrativ”! Besimtarët qenkan të mrekullueshëm sepse po u drejtuakan nga ulemaja, myftinjtë dhe nëpunësit administrativ të Shaquas!!! Për kë e ka fjalën Shaqir Fetai, për vete, për marionetat e tij, për “posllushnikat” të cilëve u mungon edhe grami më i vogël i personalitetit? Po ata myftinjtë e më hershëm, ata reisat, ata nëpunës administrativë, të cilët ishin kontribues të pamohueshëm në ngritjen dhe avancimin e jetës fetare islame në vend, këta a nuk ishin të mrekullueshëm? Nëse po – pse i largoi, i suspendoi, i ndërroi, i poshtroi Shaqir Fetai? Sepse, avdalli mendon se gjithçka ka filluar dhe duhet të fillojë me Shaqir Fetain, i cili, në të kaluarën e organizimit të jetës fetare islame ishte bira e fundit e kavallit, loloja me të cilin argëtoheshin të gjithë nëpunësit! Natyrisht, të gjithë e kishin pasur keq, sepse ia nënvlerësuan aftësinë satanike për të mbajtur lidhje me një nga organizatat më të rrezikshme dhe më të tmerrshme kundër shqiptarëve dhe islamit në përgjithësi, organizatë kjo që do ta shpërblejë për kontributin satanik!
Kah fundi “i filozofemës” bajate që nuk shpreh asgjë tjetër përveç manipulimit serik të Shaqir Fetait, i mjeri thotë: “Nuk ka kënaqësi më të madhe se kur je në mesin e besimtarëve tanë, në vend apo jasht vendit.” Shaqir Fetai ndjehet i kënaqur në momentet kur vetë ai por edhe të dërguarit e tij sa herë që dalin në diasporë injorohen prej besimtarëve tanë, ngelin rrugëve të Prëndimit? Ndërsa dikur të dërguarin e BFI-së apo ish-reisin e prisnin me nga 15-20 vetura nëpër aeroporte duke ju afruar mundësira akomodimi nga më dinjitozet! Pastaj, a guxon Shaqir Fetai të kënaqet, bie fjala, në një pjesë bukur të madhe të besimtarëve nga Myftinia e Tetovës, apo, ata që nuk e duan Shaqir Fetain nuk janë myslimanë! A guxon ky të kënaqet në një pjesë të xhematit në Strugë, në Kumanovë, në Shtip, në Veles, në Kërçovë, Shkup, në Çair, në Dibër…? Ky sa herë që urrehet shpreh kënaqësinë për këtë urrejtje, ndjehet i lumtur dhe jashtëzakonisht me fat! Kjo flet se ai nuk e do dashurinë e xhematit, të besimtarëve, por ua do taksat fetare!
Krejt në fund, avdalli thotë: “Andaj, bëhuni shërbetor të popullit-besimtarëve, se ata me punën e tyre janë të afërmit e Zotit.” Po shërbëtori i UDB-së i afërmi i kujt është?”