“Vrasësi po shëtit nëpër Beograd, i ftohtë si vdekja”, “vrasësi i fëmijëve”, “Kosova dhe Metohija është pjesë e Serbisë”, “Populli serb është me Rusinë”. Janë disa nga fjalët me të cilat është fyer dhe sulmuar ambasadori amerikan në Serbi.

Ambasadori Christopher Hill është sulmuar verbalisht nga disa gra nëpër rrugët e Beogradit ndërsa ecte me bashkëshorten e tij. Teksa e kanë fyer me fjalë të rënda, gratë ‘protestuese’ e kanë filmuar për 10 minuta Ambasadorin për rolin e tij në vitin 1999 kur ishte bombarduar Serbia.

Hill ishte njëri nga negociatorët amerikanë që kishte provuar të gjejë një zgjidhje paqësore për Kosovën e Serbinë. Por, Millosheviç i kishte hedhur poshtë të gjitha ofertat që kishte çuar në bombardimin e Republikës Federale të Jugosllavisë.

Hill ka filluar punën si ambasador i SHBA në Beograd në mars të vitit të kaluar. Si duket reputacioni i tij tek serbët është ende ai i ‘bombarduesit’ të Serbisë.

“Populli serb e përkrah Rusinë, populli serb nuk i përkrah nazistët e Ukrainës. Po shëtisni i lirë në tokën serbe ndërsa po sundojnë tradhtarët”, “Kosova dhe Metohija do jenë përgjithmonë serbe”, kanë qenë disa nga fjalët ndaj Ambasadorit i cili kohë pas kohe ka kontrolluar telefonin e tij dhe i paprovokuar ka ecur drejt një muzeu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Shqiptarët janë 31 përqind!, Zv.drejtori Ilmi Selami shpjegon nga është nxjerr kjo shifër

Zv/drejtori i Entit Shtetëror për Statistika, Ilmi Selami, në emisionin debativ në…

Të shtëna me armë në Prizren, policia konfiskon një armë dhe shtatë fishekë

Policia e Kosovës në rajonin e Prizrenit, ka njoftuar se sot ka…

Blinken thotë se SHBA po ndan me Ukrainën të gjitha informacionet mbi incidentin raketor të Polonisë

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha të enjten se Shtetet e…

Një helikopter dhe një aeroplan të një aleati të Putinit i janë dorëzuar policisë ukrainase

Një helikopter dhe një aeroplan që i përkasin një aleati besnik të…

Koreja Veriore lëshon raketa balistike pas akuzave për armatim të grupit rus

Koreja Veriore ka lëshuar dy raketa balistike të gamës së shkurtë, thonë…