Shtatë persona janë vrarë në një incident të dyshuar me zjarrvënie në një firmë ligjore në qytetin Daegu të Koresë së Jugut.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, të paktën 46 persona u lënduan gjithashtu nga shpërthimi i zjarrtë në një ndërtesë zyre pranë Gjykatës së Qarkut të qytetit mëngjesin e së enjtes.

Policia tha se po hetonte shkakun shkakun e sulmit, por besonte se mund të ketë qenë një akt zjarrvënieje.

Autori i dyshuar, një burrë rreth të 50-tave, kishte vdekur në vendngjarje, thane zyrtarët.

Më shumë se 150 zjarrfikës u mobilizuan në vendndodhjen qendrore menjëherë pasi zjarri shpërtheu rreth orës 10:55 me kohë lokale.

Ekuipazhet e shuan zjarrin brenda 20 minutave, thanë zyrtarët.

Shumica e të lënduarve u dërguan në spital me dëmet e lidhura nga thithja e tymit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Arrestohet prokurorja Speciale Katica Janeva (Video)

Shtëpia e kryeprokurores të Prokurorisë Speciale Publike (PSP), Katica Janeva është rrethuar…

Ushtria ruse bombardon ndërtesën e Kryqit të Kuq në Mariupol

Gjatë sulmeve ajrore të ushtrisë ruse, është goditur me bomba ndërtesa e…

Komiteti i Helsinkit: Qeveria t’u jep fund përfitimeve të spitaleve private në kohë të pandemisë

Me rastin e Ditës Botërore të Shëndetit, Komiteti i Helsinkit për të…

Kosovë, aktakuzë ndaj disa ish-ministrave

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër 11 personave për “keqpërdorim…

Gjermania thotë se më shumë se 5,000 emigrantë mbërritën nga Bjellorusia në tetor

Policia gjermane thotë se ka regjistruar më shumë se 5,000 kalime të…