Kur gomari inatoset me pronarin, i ngulë këmbët në lloç dhe për më të madhin kjamet nuk e bën një hap tutje! Edhe me drunjë, edhe me shufra hekuri të goditet, jo bre, nuk do të lëvizë, sepse, nuk i thonë kot – inat gomari

Nga Ibadete Asipi

Kam dëgjuar prej shoqeve të mia që dikur kanë kryer Medresenë, që kanë pasur rastin ta kenë profesor këtë farë “reisin”, Shaqir Fetain, tek thonë se, është interesant abdall, se është i humbur, i trembur, se kur të zhytet në kujtime edhe gishtin me ia futë në “vesh”, nuk e ndjenë! Sa është i çuditshëm aq është edhe naiv, sa është profesor aq është edhe analfabet, sa është “i mirë” aq është edhe inatçor. Inat paska mbajur edhe me nxënësit e mirë, duke ua treguar atyre se çfarë është “intelektualiteti” alla-Shaqir Fetai. Ajo me të cilët atëbotë qeshnin më se shumti nxënësi paska qenë prirja e Shaqir Fetait për t’u kërrysur ndryshe! Krejt meshkujt e dynjasë kërrysen duke i dalur paksa kurrizi, apo duke u lakuar në mes për nja 10-20 shkallë. Mbase në botë është i vetmi Shaqir Fetait që kërryset ndryshe, qafa i ik nga mbrapa, në drejtim të bythëve, duke e nxjerrur barkun përpara si shtatëzënë! E keni parë se si rri “gatitu” Shaqir Fetai, vetëm vërejeni, tamam sikur ta ketë manir për ta imituar gruan shtatëzënë, apo, për inat të këtyre grave, pozicionin e tyre e merr edhe më mirë. Abdall, mo! Gjithnjë në qëndrim të fëmijës së përgjumur duke e bërë çiçin!
Shaqir Fetai e di fare mirë se nuk ka mysliman i shëndetshëm që e do apo që ka respekt për të. Të shëndetshëm janë të gjithë myslimanët e vendit, me përjashtim të një grushti të cilët joshen naivisht nga interesat e Shaqir Fetait, duke i përjetuar si interesa të tyre.
Rrëfejnë shumë myslimanë të vendit se si Shaqir Fetai i ka marrur inat se pse nuk kanë pranuar hala që të shkojnë tek ai në zyrë, ta pijnë ndonjë kafe dhe t‘ia bëjnë për hajër e ta urojnë në krye të “reisllëkut” me qëllim që të bëjë ndonjë lajm për vete! Ka ngelur pa lajme! Kohëve të fundit po i vjedh aktivitetet, eventet dhe ngjarjet e huaja që t’i përshkruajë si aktivitete të tij, meqë edhe ai ka marrur pjesë formalisht nëpër ato raste!
Shaqir Fetai, aq sa e vuan urrejten e myslimanëve të vendit, aq u gëzohet edhe përfshirjes së tij nëpër evente të ndryshme, sepse, do të ketë rast për ta shprehur tërë atë inat të magarit që e ka kundër myslimanëve të vendit.
Vetëm një lolo si Shaqir Fetai mund të shkruajë në facebook-un e vet atë që e shkruan për vete Shaqir Fetai lolo. Kryetari i shtetit, në fb personal do të shkruante “sot mora pjesë…”, kryeministri do të shkruante “isha për vizitë në Amerikë…”, Sekretari i Përgjithsëm i NATO-s do të thoshte “sot dhashë urdhër që të…”, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së do të thoshte “kërkoj solidaritet më të shtuar në mes kombeve…” etj.
Vetëm Shaqir Fetai, absolutisht vetëm ky abdall në dynja, kur shkruan në fb-un e vet, thotë: “Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të RMV, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, të martën mori pjesë në ceremoninë e organizuar…”, “Në këtë ceremoni e nderuan kryetari i Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema h. hfz. Shaqir ef. Fetai i shoqëruar nga kabineti i tij…”, “Delegacioni i BFI e RMV në krye me Reisul ulemanë H.Hfz. Shaqir ef Fetain pat një pritje vëllazërore…”, “Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të RMV, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai hodhi gurrthemelin e Xhamisë së Re…”, etj.
Logjika e Shaqir Fetait: sado që nuk më pranoni si “reis”, sado që më urreni, unë, për inat të juaj, vetes do t’i drejtohem me “kryetari i BFI-së, reisi”! Bëhet “gazetar-informator” i vetëvetes! Vetes i raporton se çka ka bërë “reisul ulema Shaqir Fetai”! E ka difekt që nga periudha kur ishte fuks aktiv. Një jetë të tërë është mësuar që të raportojë si “ORAO” me qëllim që t’ia shtojë akcionet fuksit Shaqir Fetait! Raportet policore nuk kanë kuptim në fb personal por ja që për Shaqir Fetain kanë kuptim të plotë, sepse, përmes kësaj forme të raportimit ai në fakt e shpreh inatin që e ka kundër të gjithë atyreve që nuk e duan dhe që nuk e pranojnë. Numri i atyreve karshi të cilëve Shaqir Fetai e shpreh inatin dhe urrejtjen është i barabartë me numrin statistikor të registrimit të fundit të myslimanëve në RMV!
Inati prej gomarit i Shaqir Fetait e fut llugave edhe më shumë! Ditë më parë, Ambasada e SHBA-së në Shkup, me rastin e aktit terrorist më 11 shtator të vitit 2001, kishte organizuar një takim me faktorët e ndryshëm të vendit si dhe me korin diplomatik për ta përkujtuar këtë moment nga më të rëndat në historinë e njerëzmit. Natyrisht, në të tilla evente protokolli më tepër parasheh mirësjellje, kurtoazi, se sa qëndrime e vendime zyrtare! Ambasadorja do t’i përshëndesë të gjithë, pas fjalimit të saj si pjesë zyrtare, gjithçka tjetër është mirësjellje. Do t’i vizitojë delegacionet dhe personalitetet nëpër tavolina, do të përshëndetet sa me njërin e sa me tjerin, do t’ju shpreh falënderim për pjesëmarrje në event që shpreh solidarizim ndërkombëtar me shqetësimin amrikan dhe jo vetëm!
Kurse Shaqir Fetai në fb-un e vet do të shkruaj “Pas fjalimit, Reisul Ulemaja H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, bisedoi me Ekselencën e saj Ambasadoren Kate M. Byrnes dhe e falënderoi për gjithë kontributin që ajo e ka dhënë në vendin tonë, duke qenë një nga promotorët kryesorë që e radhiti vendin tonë në familjen e madhe të NATO-s.”
Shaqir Fetai po rrenë, po e keqpërdorë këtë takim kurtoazie dhe se po harron që, vetëm abdallët nuk mund ta kuptojnë se, në një event të tillë, për të ardhur muhabeti deri te ky “falënderim politik e zyrtar” i Shaqir Fetait do të duhej të zhvillohej një bisedë të paktën prej nja 15 minuta! Dhe thua ti që zonja ambasadore të ketë lajthitur nga trutë dhe t’i ketë kushuar 15 minuta takim Shaqir Fetait që ky të pallamudë kot e kot, ndërsa në oborr ku po mbahej eventi ka me dhjetra e dhjetra personalitete më të rëndësishëm se Shaqir Fetai dhe të ciëve nuk ia ka dalur t’i kushtojë falënderime më shumë se dy-tre minuta! Maqedonia në NATO kurse Shaqir Fetai i legjitimon dhe i legalizon “armiqtë” e NATO-s në vend!
Nëpunësit e Shaqir Fetait nëpër xhami mbajtën ligjerata të tëra kundër rreshtimit të shqiptarëve që e dënuan dhe e sanksionuan sulmin barbar të Rusisë kundër Ukrainës. Natyrisht, këtyre ligjeratave do t’ju paraprijë edhe takimi i Shaqir Fetait në zyret e BFI-së me delegacionin e Putinit, të cilit delegacion i premtoi se aleatit historik të Putinit myslimanët e vendit do t’ia ngrisim një përmendore në Tetovë!

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Myslimanët e vendit ndjehen të braktisur nga “reisi i falcifikuar”

Bota e di se kush është Shaqir Fetai, ky farë “reisi i…

“Reisi” Zoran Zaev dhe “politikani” Shaqir Fetai

Shaqir Fetai është shumë i vetëdishëm se është i pabesë, se nuk…

Kur minjtë bëjnë dasmë!

Midis nesh Një prej punëtorëve shkencor të dalluar, përkthyes i Kuranit, kontribuues…

Absurd: Aliu që bashkë me Musën bënte plane si të përçajnë familjen e profesor Izet Zeqirit, sot bën apel për bashkim të opozitës!

Gazmend Murseli Para disa muajve ish-deputeti Izet Zeqiri, e njoftoi opinionin për…