Bashkësia Fetare Islame e Shaqir Fetait po gufon nga këta “izma” të cilët shpiejnë, pa dyshim, në defaktorizim dhe në shkatërrim të Institucionit shekullor – BFI-së. Bartës të këtyre emërtimeve janë idiotët, diletantët, amatorët, ata që zhgënjejnë e që në këtë Institucion janë me bollëk, aq sa do të duhej një tërplotë gjigante për t’i hedhur në pleh

Nga Visar Nika

Përfundimisht, ata që i ndjekin “aktivitetet” dhe kahet e zhvillimeve të BFI-së, tashmë e kanë të qartë se, Shaqir Fetai, jo që është naiv, jo që është amator, jo që është totalisht dibidus, por, mbi të gjitha, ai e ka mision degradimin e BFI-së deri në arenë të sjelljeve idiotike pas çka, detyrimisht, duhet ose një kurim thelbësor ose një dry epik në dyert e këtij Institucioni shekullor.

Izolimin total Shaqir Fetai “e then” duke i “vizituar” organet e Rijasetit?!

Kiç-instalacioni i pushtetit që mezi po rri ulur në shkamb të kalbur, Shaqir Fetai, për të dëshmuar se është në lëvizje, se nuk është tërësisht i izoluar, endet nëpër organet e BFI-së duke i titulluar këto endje si “vizita”! A ka më turp se “reisi” t’i vizitojë organet nën drejtimin e të cilit janë që të gjitha?! Shaqir Fetai, është shumë i vetëdishëm se, në atë Organizëm të trungut të myslimanëve të Maqedonisë së Veriut, është si trup i huaj, i refuzueshëm, i papranushëm për organizmin, i cili, duke ikur nga “antitrupat”, shumë shpejt do të nxirret përmes urinimit! Jashtëqitjes i shmanget përmes këtyre lëvizjeve, si p… n’tirqi, duke i shitur si “vizita”! Në Medrese nuk shkon reisi për ta vizituar këtë organ, porse, aty patjetër që duhet të ketë 10-15 takime në vit, takime pune, me të gjithë të punësuarit e institucionit arsimor, me nxënës e me personelin teknik!
Pse ta “vizitojë” Medresenë Shaqir Fetai në prag të fillimit të vitit shkollor, kur është dashur të ketë takim pune, të prezantojë strategji, apo të kërkojë nga drejtori strategji se si do të tejkalohet situata aktuale disfavorizuese e Medresesë; t’i jepet shpresë nxënësve të Medesesë se si sivjet do të akreditohet kjo vatër arsimore dhe se si sivjt, në tetor, të gjithë medresantët e interesuar mund të regjistrohen në cilindo fakultet shtetëror. Në Medrese shkohet edhe si në zyre ku duhet të planifikohet një reformë thelbësore, ndryshime rrënjësore kadrovik, të prezantohet programi dhe mënyra e implementimit të tij me synim rritjen e cilësisë mësimore dhe të kapaciteteve teologjike për të nxjerrur kuadro të denja në krye të proceseve reformuese të përditshmërisë sonë fetare.
Nuk ka se çka i shkon reisi drejtorit të medresesë në zyre për t’u informuar në hollsi me punët e kësaj vatre mësimore! Kjo vatër nuk është shkollë private e Shaqir Fetait dhe, drejtori nuk është punëtor privat i tij! Drejtori thirret në Rijaset dhe publikisht raporton mbi punët dhe problemet e Medresesë dhe jo sy më sy me Shaqir Fetain, i cili, më terpër e shantazhon me ndërrim se sa që i intereson Medersja. Ndërsa këtij shantazhi për largim nga posti drejtues, drejtori aktual i përgjigjet me kërcënim se “pa arritur gjaku deri në gjunj” nuk ka lënie të postit! Ja pra, deri në ç’nivel ka degraduar ky institucion arsimor i BFI-së – deri në vend ku mund të plasë në çdo sekond krimi! Shantazhi ngulfatet me përgjigje ekstremise! Si përfundim, mos ta ngacmojnë njëri-tjetrin dhe, që të dy të rrinë në punë të veta, edhe pse i kanë berbat!

Hipoktitët organizojnë “panel shkencor” për ditëlindjen e Pejgamberit a.s.

Nën patronazhin (!!!) e kiç-instalacionit të pushtetit të LSDM-BDI-së në krye të BFI-së, Shaqir Fetait, qenka organizuar një “panel shkencor” me rastin e Ditës së Lidnjes së Pejgamberit tonë, Muhamedit a.s. A ka më ironi se kjo! A ka më ofendim se kjo – një “institucion” i kapur nga imoralët, nga hajnat, nga tradhëtarët, komplotistët e pisat, organizon “panel shkencor” për Vulën e Pejgamberisë? Dhe, këta horra, mundohen t’i shesin “shkencë” njëri-tjetrit. Rijaseti organizon për anëtarët e Rijasetit “panel shkencor”?! Njëri-tjetrit i shesin “”ilëm”! Po a nuk guxuan që t’i mbledhin hoxhallarët, të paktën secila myftini nga nja 10-15 hoxhallarë dhe të mbanin një orë akademike më të dinjitetshme për një Institucion që është bartëse dhe zhvilluese e jetës fetare islame në vend! Apo, i ikën këtij tubimi nga frika se nuk do t’i shkonte askush, kështu që, të tubohen axhuzet dhe të diskutojnë në mes vete! Natyrisht, më i menquri prej tyre do të prezantohej më injoranti i të gjitha kohërave – Shaqir Fetai! Po a i ka hije këtij të flasë për Pejgamberin! A i ka hije këtij të na tregojë për praktikat e Pejgamberit! A i ka hije Shaqir Fetait të diskutojë mbi këtë Personalitet të papërsëritshëm në tërë historinë e njerëzimit, ndërkohë që, vetë ai, veprimet e tij, fryma e tij, intrigat e tij, truri i tij, tërësisht janë në kundërshtim me porositë esenciale të Pejgmaberit për njeriun e mirë! Njeriu i keq si Shaqir Fetai, komplotisti, tradhëtari, instrumenti politik, përkrahësi i imoralitetit, mynafiku, shpirtkatrani, fytyrëziu, i rrethuar me honxho-bonxhot e vet, nuk guxon as ta zë ngojë emrin e Pejgamberit a.s. Sepse, e ka haram! “Shkenca” e Shaqir Fetait bazohet në haram, “ilmi” i Shaqir Fetait bazohet në diletantizëm, në idiotizëm, në cinizëm, në intriga që do t’ia kishte lakmi edhe vetë shejtani! Vetëm shejtanit do t’i shkonte të mendo një “panel shkencor” sa për të diskutuar me “ushtarët” e vet!

Çka i tha ambasadori i Egjiptit Shaqir Fetait

Shaqir Fetain e paska vizituar edhe ambasadori i Egjiptit në Sofje, i cili e mbulon edhe Shkupin! Kjo vizitë qenka realizuar ekskluzivisht sa për t’i thënë Shaqir Fetait se “e vlerëson lartë punën dhe funksionimin e BFI nën udhëheqjen e H. Hfz. Shaqir ef. Fetait si dhe i dëshiroi shëndet e shumë suksese në realizimin e aspiratave në të ardhme të këtij institucioni fetar islam në RMV”! Kurse Shaqir Fetai i paska folur ambasadorit për Medresenë Isa Beu!!!
Ndjekësit e protokolit të këtyre vizitave, pra, të ambasadorit egjiptian në BFI, e dinë fare mirë se, vizitat e tilla, gjithnjë kanë rezultuar me nënshkrim të marrëveshjeve në mes të përfaqësuesve të shtetit egjiptas, ambasadorëve, me reisin e BFI-së (H. Sulejman ef. Rexhpin), marrëveshje këto që kanë paraparë kuotë të caktuar për studentët shqiptarë për në Universitetin e El-Az’harit si dhe bursa e lehtësime të ndryshme! Ndërsa, për herë të parë kjo vizitë bëhet sa për t’u njohtuar ambasadori me punët e Medresesë!!! Veç kësaj, në fund të takimit qenkan marrur vesh për një “bashkëpunim të ndërsjellët dhe çështje të ndryshme që tangojnë palët”!
Epo, cila është ajo çështje që e tangon palën egjiptase dhe BFI-në? Natyrisht, ambasadori egjiptas, sipas informatave burimore që dalin nga brenda BFI-së, është interesuar ekskluzivisht për kapacitetet e Rijasetit, konkretisht të Shaqir Fetait, për t’u përballur dhe për t’i eliminuar elementët recidivë të “Vëllazërisë Myslimane” që në BFI, sipas informatave të palës egjiptase, qenkan me bollëk!

Lukunia e përjargur nën petkun fetar

Në Tiranë qenka organizuar një konferencë nën moton që mund të kuptohet vetëm nga organizatori dhe me temë që mund të zbërthehet, po ashtu, vetëm nga organizatori (ose, përkthimi është idiotik sa, tërë konferencën e bën alogjike), në të cilën paska marrur pjesë edhe përfaqësuesi i BFI-së, “drejtori i sektorit për marëdhënie me jashtë dhe me organet e brendshme”, Mustafa Dauti!
Natyrisht, kjo pjesëmarrje hedh hije mi të gjithë të pranishmit në këtë konferencë, e njollos tërë organizmin, e bën të pakuptimtë dhe të kotë. Sepse, ky farë përfaqësuesi, Mustafa Dauti, është njeriu më kantravers i BFI-së, hajn e antihuman, pronar i sërësh pronave të paligjshme, njeri imoral për të cilin janë shkruar qindra artikuj duke e lakuriqësuar deri në palcë, person me përgatitje akademike të falsifikuar e të blerë! Ky të flasë për ekstremizmin fetar? Ky që nuk ka lënë asnjë qark ekstremist pa bashkëpunuar vetëm e vetëm që të arrij deri te një pasuri marramendëse, krejtësisht të paligjshme!
Ky paska folur për “rolin dhe kontributin e BFI ne ruajtjen tolerances, mirkuptimin, dialogun nderfetar dhe nderetnik, masat e nderrmara per parandalimin e radikalizmit dhe extremizmit te dhunshem por gjithashtu paraqiti edhe sfidat me te cilat perballet BFI”?!
Të gjithë faktorët relevantë e dinë që roli i BFI-së si dhe kontributi i saj si Institucion në ruajtjen e tolerancës dialogut ndërfetar dhe ndëretnik është zero! Zero! Roli dhe kontributi në BFI ka qenë individual dhe, dihet se kush e ka kryer këtë rol dhe kush ka dhënë kontribut në këtë drejtim! BFI-ja është nocion shumë i gjërë, apo, siç do të thoshte Shaqir Fetai “BFI qonka diçka shuuumë e mothe”!
BFI-ja kurrë nuk ka ndërmarrë kurrfarë mase në këtë aspekt! Apo, mbase këta të BFI-së “masë” e konsiderojnë “tribunën” me tre katër hoxhallarë të Ohrit e të Strugës të cilëve u kanë “ligjëruar” do “ekspertë pordhacë” kundër terrorizmit dhe radikalizmit fetar!
Të gjitha veprimet ekstremiste, të gjitha përgatitjet e individëve si dhe grupeve ekstremiste që janë munduar në emër të fesë të zhvillojnë vepra terroriste dhe kundër bashkëjetesës ndërfetare, kanë qenë të survejaur nga faktorë relevantë në vendin tonë dhe, në prag të veprimeve i janë dorëzuar Ministrisë së Punëve të Brendshme! Nëse edhe njerëz të BFI-së kanë gisht në këto dorëzime “spiuneske”, atëher, dakord, mund të konstatohet se edhe BFI ka kontriibut në thyerjen e këtyre përpjekjeve antihumane, antifetare dhe kundër mirëqenies e paqës së përgjithshme!
Po, BFI-së i është bërë “hejdie” një projekt (STOP RadTerr) që është lavdëruar deri në instancat më të larta të BE-së, dhe që, kurrë, nuk është realizuar asnjë shkronjë e shkruar në atë projekt, ndërsa, “bartësi” i saj, ky farë përgjegjësi i BFI-së për marëdheniet me “organet e brendshme”, është shkoqur duke zhvatur lekë të donuar për realizimin e këtij projekti që, më vonë, do të bëhet model për vendet e Ballkant dhe më gjërë, të cilët do të thithin fonde milioneshë për parandalimin dhe eliminimin e çdo përpjekje për të shkaktuar destabilizime në emër të feve.
Ky farë M. D. paska folur edhe për sfidat me të cilat po u përballka BFI-ja? Të gjitha sfidat që si shqiponjë i rrinë pezull aktualisht BFI-së mbi krye janë vetëm ato që e stopojnë dhe e lakuriqësojnë lukuninë e ujqve të BFI-së! BFI-ja, aktualisht, në rrafshin konkret, ka probleme vetëm me rrymat, me ekstremizmat me konceptet idiotike, me synimet e djallëzuara të “srukturave” të instaluara dhe tashmë të etabluara brenda këtij Institucioni. Kjo po që është sfidë aktuale e BFI-së, e cila, shumë shpejt mund të shpërthejë dhe – t’i zhgënjejë e t’i paraqesë lolo të gjitha “konferencat” që i sigurojnë një karrige njeriut më kontravers të BFI-së për të dëgjuar “plane e projekte” si të luftohen dukuritë antihumane që pezullojnë në emër të fesë dhe, pastaj, një Zot e di se kujt mund t’ia “shesë”!

Lavdi i Shaqir Fetait është thikë pas shpine

Nuk ka veprim publik i Shaqir Fetait e që nuk është përplot me idiotizma! Abdalli mendon se ashtu duhet, vendimet, apo dekretet t’i organizojë të jenë publike dhe, të përbëjnë “lajm më vete”! Ia paska dorëzuar vendimin Shaban Sulejmanit! Cilin vendim? Çfarë vendimi? Për çka ai vendim? Këtë e di vetëm Shaqir Fetai dhe Dekani i FSHI-së Shaban Sulejmani! Paska folur edhe shumë fjalë miradie për të! Por, asnjë fjalë nuk ia paska thënë se prej nga po dalin disa incizime dhe përgjime kompremetuese nga brenda zyreve të FSHI-së! Mos po i përhapë vetë “dekretxhiu”, ë?!
Lavdërimi i Shaqir Fetait gjithnjë duhet të pranohet me rezervë dhe duhet të kuptohet si thikë pas shpine, si hyrje në një veprim shumë të rrezikshëm për vetë të lavdëruarin!
Një javë para se t’ia ngulte thikën “babait të vet shpirtëror”, reisit të tij, H. Sulejman ef. Rexhepit, para asaj tradhëtie dhe komploti fatal, publikisht e lavdëroi me fjalë që dolën se ishin nga “opusi i oratorisë” së hipokritit të pakonkurrrencë!
Edhe i lavdëruari i Shaqir Fetait, ky farë dekani Shaban Sulejmani, “omileniku” i LSDM-së për “reis” pas “fitores spektakulare të LSDM-së në zgjedhjet lokale” (bilibic!), e lavdëroi atë që kot e kot ia dha shansin të vetëkënaqet me titullin Dekan, H. Sulejman ef. Rexhepin! Edhe ky pastaj do të rreshtohet pas shejtanit. Dhe tash, kanë ngelur që ta “fërkojnë” njëri tjetrin me lavdërata e me “vendime” që mbajnë erën e shpërblimit për bashkëudhëtim me shejtanin në aventurën që nuk mund të zgjasë më shumë se një ëndërr!(BOTAPRESS)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Ku jeni “komandanta” të 2001-shit, pse po heshtni për komandant Sokolin!

Nuzemedin Imeri / Vëllezër e Motra, Të dashur bashkëkombës, të flasësh për…

“Grupi i Kumanovës” ri-dënohet me aminin e Ali Ahmetit

“Rasti i Kumanovës” në fakt është varri moral i BDI-së dhe oqeani…

Efendi Rexhepi: Me komplot e tradhëti nuk përmirësohen “situatat e vështira”

R E A G I M Mbi Raportin e Komisionit Evropian për…

Xhaferi: Nesër në xhami do vinë politikanët kriminelë, dhe hoxhallarët që heshtin para të keqes

Arianit Xhaferi Mendojeni pak o njerëz të mirë, Nesër do vinë në…

Skandaloze: Ç’mund të pritet prej një tradhëtari

Ali Ahmeti, që kur e amnistoi veten nga të kualifikuarit dhe të…