Gjykata Speciale ka vendosur që ish presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi të vazhdojë të qëndrojë në paraburgim në Hagë.

Ish presidentit Thaçi tashmë edhe zyrtarisht iu është refuzuar kërkesa që të mbrohet në liri.

Edhe pse dy shtete kanë ofruar garanci për mbrojtjen e Thaçit në liri, gjykatësi i procedurës paraprake, Nicolas Guillou, nuk e ka aprovuar kërkesën e mbrojtjes së ish kreut të UÇK-së.

Sipas dokumentit të publikuar, gjyqtari i procedurës paraprake ka refuzuar mocionet e dorëzuara nga mbrojtja e Thaçit.

Në vendim, gjyqtari ka kërkuar nga mbrojtja e Thaçit që kërkesat për rishikim tjetër të paraburgimit të dërgohen jo më vonë se 31 gusht të këtij viti.“Nëse Thaçi vendosë të mos paraqesë asnjë parashtresë deri në afatin e lartpërmendur, të paraqesë parashtresën e radhës të paraburgimit jo më vonë se deri më 6 shtator 2021 dhe nëse Thaçi dëshiron ta bëjë këtë, ta paraqesë kërkesën jo më vonë se deri më 16 shtator 2021”, thuhet në Dispozitën e vendimit.

Paraprakisht, avokati i ish-presidentit Thaçi, Gregory Keohe, ka dërguar në Gjykatë parashtresat e tij për lirimin e tij nga paraburgimi.

Ndryshe, mbrojtja e Hashim Thaçit, përmes një parashtrese drejtuar gjykatësit paraprak, ka bërë të ditur se dy shtete të treta kanë garantuar për lirimin e përkohshëm të tij në territoret e tyre, duke kërkuar lirimin e tij në një nga këto shtete.

Sipas kësaj shkrese, më 5 maj 2021, mbrojtja mori garancinë me shkrim të Qeverisë për lirimin e përkohshëm të Thaçit në territorin e saj, ndërsa thuhet se garanci tjetër me shkrim nga një Qeveri që nuk emërtohet u mor më 14 qershor 2021.

“Të dy shtetet e treta garantojnë që të bashkëpunojnë plotësisht për të siguruar kthimin e Thaçit, ashtu si dhe kur kërkohet nga Dhomat e Specializuara”, thuhet në këtë parashtesë.

Sipas mbrojtjes së Thaçit, ofertat nga shtetet e treta, të mbështetura nga garancitë me shkrim, zhvendosin ekuilibrin në favor të lirimit të përkohshëm dhe këto garanci janë të mjaftueshme për të adresuar rrezikun e arratisjes dhe pengesave.

Tutje, thuhet se edhe nëse gjykatësi i procedurës paraprake konsideron që Thaçi vazhdon të gëzojë çdo masë të “ndikimit dhe autoritetit”, kjo eliminohet tërësisht nga garancitë e shteteve të treta, të cilat eliminojnë çdo rrezik real të pengesave ose ikjes.

Mbrojtja i ka kërkuar gjykatësit të procedurës paraprake që të kërkojë pikëpamjet e qeverive mbi lirimin e Thaçit në territoret e tyre përkatëse dhe të urdhërojë lirimin e përkohshëm të Thaçit në një nga këto shtete të treta me kushte të tilla që konsiderohen të përshtatshme.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi po akuzohen se si drejtues të UÇK-së kishin kryer krime kundër njerëzimit gjatë luftës në Kosovë.

Për këto akuza ata po mbahen në paraburgim prej momentit kur ishin arrestuar në Kosovë.

Ata po akuzohen se ndërmjet marsit 1998 dhe shtatorit 1999 kishin kryer krime të luftës dhe krime kundër njerëzimit, duke arrestuar dhe ndaluar persona civilë në mënyrë të paligjshme, duke i trajtuar në mënyrë mizore, torturuar dhe zhdukur. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…