Ushtria e Serbisë, më 30 prill, shfaqi në publik sistemin kinez të mbrojtjes ajrore FK-3, që ka arritur në këtë vend së voni.

Serbia pranoi dërgesën me këtë sistem të sofistikuar të mbrojtjes raketore përmes një operacioni sekret, më 10 prill.

Mediat ndërkombëtare, asokohe, raportuan se kjo dërgesë po ndodhte në kohën kur shqetësimet e Perëndimit për armatosjen e Ballkanit gjatë luftës në Ukrainë janë në rritje.

Sipas tyre, një gjë e tillë mund të kërcënojë paqen e brishtë të rajonit.

Më 30 prill, në aeroportin ushtarak të Batajnicës, pranë Beogradit, u ekspozua një pjesë e aftësive të Ushtrisë serbe, në mesin e tyre edhe sistemi kinez FK-3.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura serbe, Milan Mojsilloviq, tha për transmetuesin publik serb, RTS, se ky sistem me rreze të mesme veprimi, do të përdoret për mbrojtjen ajrore të vendit.

“Ky [sistem] do të ofrojë mbrojtje të hapësirës ajrore të Serbisë në kohë paqeje”, tha ai.

Armët kineze, për të cilat Serbia arriti ujdi me Kinën më 2019, arritën në kohën kur lufta e Rusisë në Ukrainë po vazhdon. Sipas presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, Serbia po përballet “me presion të madh” që të harmonizojë sanksionet evropiane kundër Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës.

Brukseli dhe Uashingtoni vazhdimisht kanë përsëritur shqetësimet e tyre lidhur me vendimin e Beogradit për të blerë armë nga Rusia dhe Kina, sepse Serbia si shtet kandidat për anëtarësim në BE, kërkohet që të harmonizojë politikat e jashtme dhe të sigurisë me bllokun evropian.

Më 2020, SHBA-ja kishte paralajmëruar kundër blerjes së sistemit kinez për mbrojtje ajrore. Atëbotë, zyrtarët amerikanë kishin deklaruar se nëse Serbia vërtet dëshiron t’i bashkohet BE-së dhe aleancave të tjera perëndimore, duhet të ketë armë në përputhje me standardet perëndimore.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Dhjetë viktima dhe 137 raste të reja me Covid-19, shërohen 131 pacientë

137 raste të reja, 10 viktima dhe 131 pacientë të shëruar, është…

Krejt dhe drejt, deputetja që u zgjodh me PDK-në nis nga e para: Do ta votoja sërish Vjosa Osmanin

Deputetja Adelina Grainca, e cila të dielën kaloi nga PDK-ja në LVV,…

Irani liron përkohësisht 85 mijë të bur gosur për shkak të koronavirusit

Irani ka liruar përkohësisht rreth 85 000 të bu rgosur, duke përfshirë…

Shpërthim i fuqishme në Beograd, ka të lënduar

Pesë persona janë lënduar nga një shpërthim i një bombole gazi në…

“Perandoria”, Kamçevi shtetit do t’i paguajë 5,3 milionë euro dhe do të vuajë 1 vit burg

Afaristi Orce Kamçev arriti kompromis për rastin “Perandoria”. Aktakuza do të tërhiqet…