Vitia: Vlen certifikata e vaksinimit ose testi PCR

Si shumë shtete të tjera, të prekura rëndë nga Covid-19, edhe Kosova ka vendosur që duke filluar nga 27 Shtatori të bëjë të detyrueshme paraqitjen e pasaportës së shëndetit për të hyrë në kafene dhe restorantet. 

Lajmi është bërë publik nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, gjatë raportimit në Komisionin e Shëndetësisë, ku njoftoi se ata që duan frekuentojnë lokalet duhet të kenë me vete certifikatën e vaksinimit, test PCR apo serologjik.

“Në masat që jemi duke hartuar tani edhe në gastronomi të aplikohet nga data 27 Shtator të aplikohen masa kufizuese vetëm me certifikatë të vaksinimit, me test PCR dhe me test serologjik. Shoqata e Gastronomeve është treguar bashkëpunuese në këtë drejtim. Me këto shifra, një masë e tillë nuk është më pengesë as për sektorin e gastronomies”.

Vitia tha se janë duke u diskutuar të gjitha format që situata e krijuar nga Covid-19 të dëmtojë sa më pak sistemin arsimor.

“Rekomandimet nga IKSHPK ishin që shkollat duhet të ndërpriten dhe kjo të vazhdohet, por jemi duke diskutuar që kjo të respektohet dhe të merren masa të reja që nuk e dëmtojnë procesin arsimor. Duhet të jemi të kujdesshëm kur hapen shkollat. Sistemi arsimor është njëri nga sektorët më të goditur në pandemi”.

Situata në Kosovë vijon të mbetet e rëndë dhe autoritetet e kanë vendosur fokusin tek vaksinimi, duke i bërë thirrje qytetarëve të imunizohen.

Aktualisht Kosova ka në stok edhe 400 mijë doza të vaksinës teksa është në pritje edhe për 100 mijë doza të tjera me qëllimin që deri në fund të vitit të vaksinohen 70% e popullatës.

Kosova po përballet gjatë javëve të fundit me një situatë të vështirë pandemike, teksa në afro një muaj kanë humbur jetën rreth 600 persona.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…