Budapesti mbetet kundër vendosjes së një embargoje të BE-së për naftën dhe gazin e importuar nga Rusia, tha zëdhënësi i qeverisë Zoltan Kovacs.

“Qëndrimi hungarez në lidhje me çdo embargo të naftës dhe gazit nuk ka ndryshuar: ne nuk i mbështesim ato,” thotë ai.

Një embargo totale ndaj dy lëndëve djegëse fosile ruse po shqyrtohet aktualisht nga Komisioni i BE-së për t’u përfshirë në raundin e tij të gjashtë të sanksioneve kundër Moskës.

Ministrat e Energjisë së BE-së shpresojnë të arrijnë një qëndrim të bashkuar për gazin dhe naftën ruse nëpërmjet një sërë bisedimesh urgjente këtë javë.

Megjithatë, ministri i Ekonomisë i Gjermanisë, Robert Habeck pranon se nuk ka një pikëpamje unanime midis 27 vendeve të bllokut për mbylljen e furnizimeve me energji ruse, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Për një embargo të mundshme të naftës, ai thotë: “Vendet e tjera nuk janë ende atje, dhe mendoj se kjo duhet respektuar. Në rastin e gazit, për shembull, ne nuk do të ishim gati.”

Moska vazhdon të deklarojë se blerësit e huaj të gazit duhet të paguajnë në bankën e saj private, Gazprombank, e cila do të konvertonte çdo dollarë ose euro në rubla.

Komisioni Evropian sugjeron se vendet evropiane që përmbushin kërkesat bankare të Moskës mund të shkelin sanksionet e BE-së./klankosova.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Dhjetë viktima dhe 137 raste të reja me Covid-19, shërohen 131 pacientë

137 raste të reja, 10 viktima dhe 131 pacientë të shëruar, është…

Izrael, turmën e kapë paniku – mbi 38 të vdekur

Të paktën 38 persona kanë humbur jetën në Izrael, pasi paniku e…

Rasti i Salih Mustafës: Dëshmitari i parë përfundon dëshminë, i dyti dëshmon sot gjatë ditës

Dëshmitari i parë në gjykimin e Salih Mustafës para Dhomave të Specializuara…

Raketat ruse ‘zhdukin’ aeroportin e Vinnytsia

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, deklaron se raketat ruse kanë goditur dhe…

Bullgaria mbyll kufijtë për shumicën e ukrainasve

Bullgaria do të mbyllë përkohësisht kufijtë për shumicën e vizitorëve nga Ukraina,…