Të paktën katër fëmijë janë vrarë nga një burrë që mbante një sëpatë në një çerdhe fëmijësh në qytetin Blumenau në Brazilin jugor, thonë zyrtarët lokalë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, katër fëmijë të tjerë u plagosën nga 25-vjeçari që hyri në çerdhe rreth orës 09:00 me orën lokale të mërkurën.

Zyrtarët e spitalit thanë se të plagosurit ishin të gjithë nën moshën tre vjeç.

Policia tha për mediat lokale se sulmuesi ishte dorëzuar dhe se ai ishte arrestuar nga policia.

Guvernatori i shtetit Santa Catarina – ku ndodhet Blumenau – ka shpallur tre ditë zie.

Presidenti Luiz Inácio Lula da Silva shkroi në Twitter se “nuk ka dhimbje më të madhe se ajo e një familjeje që humbet fëmijët apo nipërit e saj, aq më tepër kur është përmes një akti dhune ndaj fëmijëve të pafajshëm që nuk mund të mbrohen”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Bursa e Moskës do vazhdojë të qëndrojë e mbyllur

Banka Qendrore Ruse ka thënë në një deklaratë që Bursa e Moskës…

Tre të vrarë pas të shtënave brenda një supermarketi në Oregon, SHBA

Të paktën dy persona kanë humbur jetën pasi një person i armatosur…

Kosova në Olimpiadën 2021: Gjashtë të sigurt, mund të kualifikohen edhe të tjerë

Deri tash, Kosova ka vetëm një medalje Olimpike të fituar, saktësisht më…

Von der Leyen:“Gjuha maqedonase është e juaja” – VMRO thërret “tradhtarë”

Sapo ka filluar seanca ku do të debatohet për propozimin francez, aty…

Zelensky: Sulmi në Odesa ishte terror i qëllimshëm i Rusisë

Në video-fjalimin e mbrëmjes, presidenti Volodymyr Zelenskyy ka thënë se bombardimet e…