Bashkisë së Bordeaux i është vënë zjarri teksa protestat franceze vazhduan për planet për të rritur moshën e pensionit.
Më shumë se një milion njerëz dolën në rrugë në të gjithë Francën të enjten, me 119 mijë në Paris, sipas shifrave nga ministria e brendshme, raporton BBC.
Policia hodhi gaz lotsjellës ndaj protestuesve në kryeqytetin francez dhe 80 persona u arrestuan në të gjithë vendin.
Demonstratat u nxitën nga legjislacioni që rrit moshën e pensionit me dy vjet në 64.
Zjarri përfshiu derën e përparme të bashkisë në qytetin jugperëndimor të Bordeaux të enjten në mbrëmje pas një dite protestash dhe përleshjesh.
Nuk ishte e qartë se kush ishte përgjegjës për zjarrin, i cili u shua shpejt nga zjarrfikësit.
Në Paris, demonstratat përgjithësisht paqësore panë përleshje të herëpashershme të policisë me rebelët e maskuar të cilët thyen xhamat e dyqaneve, demoluan mobiljet e rrugës dhe sulmuan një restorant McDonald’s, sipas agjencisë së lajmeve Reuters.