Coronavirusi, i shpallur zyrtarisht pandemi nga Organizata Botërore e Shëndetësisë në mars të 2020-s, është e fundit në linjën e gjatë të pandemive globale që nga shpërthimi i gripit, që mori emrin “Gripi spanjoll”, në vitin 1918, e që vrau më shumë se 50 milionë veta qark botës, sipas Qendrës Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Gripi spanjoll i vitit 1918, mbërtheu botën, në një krizë të paprecedent. Vala e parë e virusit, që ishte një mutacion i gripit të zakonshëm, kaloi pa u vënë re, pasi njerëzit shëroheshin brenda 2-3 ditëve, por vala e dytë ishte vrastare, pasi njerëzit humbnin jetën, vetëm pak orë pasi shfaqnin simptomat e para. Pandemia u ndal vetëm me ardhjen e verës së vitit 1919. Kudo, në çdo shtet, në çdo vend, u ngritën çadra për të shtrirë pacientët e sëmurë, me mijëra njerëz që dilnin vullnetarë për të dhënë ndihmë.

Pas “Gripit spanjoll”, ishte radha e “Gripit aziatik”, i cili goditi fillimisht Suedinë. Shumë shkolla u detyruan menjëherë të mbyllen. Pandemia zgjati 2 vjet, nga 1956 deri në 1958 dhe gjatë saj humbën jetën 1,5 deri në 2 milionë veta.

Viti 1968 solli me vete atë që do të njihej si “Gripi i Hong-Kongut”, që për 1 vit shkaktoi 1 milion viktima. Njujorkezët u vaksinuan të parët kundër gripit të Hong-Kongut. Pas amerikanëve, ishin italianët ata që nxituan të merrnin vaksinën kundër këtij gripi, teksa epidemia tashmë kishte prekur mbi 15 milionë italianë. Pamjet duken të njëjta si sot, edhe pse kanë kaluar mbi 50 vjet nga ajo kohë, kudo në laboratorë realizoheshin teste, teste gjaku, teste serologjike e tamponë, për të zbuluar sa më shumë rreth këtij gripi, që dukej se do të shkaktonte shumë më shumë viktima.

Edhe Britania e Madhe, pas panikut dhe kujdesit për të mos u sëmurë, edhe pse gripi ishte i pranishëm kudo, u prek nga “Gripi i Hong-Kongut”, me pandeminë që vazhdonte përhapej çdo ditë e më shumë. Spitalet po mbusheshin, shumë dhe po tejkalonin çdo kapacitet. Edhe atëherë, rastet e rënda përfundonin në terapi intensive, me shumë pak në ditë që ia dilnin të riktheheshin në shtëpi. Karantina zgjati shumë, po aq shumë, me javë apo muaj zgjati edhe qëndrimi në spitale për mijëra pacientë të ftohur.

Shumë më vonë, vetë mjekët, ekspertët, madje edhe Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve do të pranonte se vaksinat kanë qenë vetëm 36% të efektshme, gjatë pandemive më të rënda e të këqija, gjatë dekadave të fundit.

“Kur H3N2 bëhet dominues, në përgjithësi duhet të kuptojmë se do të kalojmë një sezon jo aq shumë të lehtë. Virusi H3N2 historikisht ka qenë një aktor i keq. Është aktor i keq, sepse ka tendencë të bëhet gjithnjë e më shumë virulent. Ka tendencë të shoqërohet me komplikacione të jashtëzakonshme, aq sa të çojnë drejt hospitalizimit të detyrueshëm, vdekjes, veçanërisht te fëmijët e moshës pediatrike dhe është po ashtu një lloj virusi që ka tendencë të ndryshojë lehtësisht dhe shpejt, ndaj edhe krijimi i një vaksine, kundër saj është shumë e vështirë”, do të deklaronte atëherë, Anthony Fauci, drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjive dhe Sëmundjeve Pediatrike.

Pas viteve 1980, një tjetër sëmundje pushtoi botën. E panjohur fillimisht, në ato vite mori përmasa të frikshme. Virusi i HIV/AIDS, me vdekjet më të larta të regjistruara në periudhën 2005-2012. Në laboratorët e Londrës, por edhe në shumë shtete amerikane, nisën të kryheshin analizat. Por ishte e vështirë ta frenoje. Kjo jo vetëm për shkak se ishte e panjohur. Por pas viteve ’80 dhe kryesisht në vitet ’90, në çdo vend të botës, por mbi të gjitha në vendet aziatike, punonjëset e seksit u përhapën gjerësisht, por paralelisht me të, në shqetësim real po shndërroheshin edhe përdoruesit e drogës, që po tejkalonin çdo shifër të raportuar, deri në atë kohë. Shqetësues po bëhej fakti se mosha e atyre që po shndërroheshin në përdorues të zakonshëm të drogës, ishin edhe fëmijët, gjithnjë e më të vegjël në moshë, kryesisht në vendet e varfra. Të tjerë ishin bartës që në lindje, për shkak të prindërve. Kina po bëhej epiqendër, bashkë me të Malajzia, Uganda, Afrika e Jugut, po ashtu dhe Tajlanda. Në vitin 2005, nisën të përdoren antiviralet e para, duke i dhënë pacientëve, çdo ditë e më shumë shpresë, në mos të shpëtojë nga ky virus vdekjeprurës, së paku të jetojë më gjatë.

Në vitin 219, një pacient pozitiv me HIV/AIDS në Britani ishte i dyti person në botë që u pastrua nga ky virus, pas një transplanti të palcës kockore nga një donator rezistent ndaj HIV, thanë mjekët e tij. Thuajse 3 vjet pas operacionit, ku një dhurues jepte qeliza të tij të pastra, me një mutacion gjenetik të rrallë që i rezistonte infeksionit HIV/AIDS dhe më shumë se 18 muaj pasi pacienti nuk kishte marrë më asnjë ilaç antiviral, testet me ndjeshmëri shumë të lartë treguan se në trupin e tij nuk kishte mbetur më as edhe një grimcë, as një shenjë e infeksionit të mëparshëm. Rasti i parë i një pacienti të shëruar e kuruar nga HIV, ishte një amerikan, Timothy Brown, që u bë i njohur si një pacient në Berlin, kur iu nënshtrua po të njëjtit trajtim në 2007. “Rasti im, historia ime, është provë në koncept, se HIV mund të kurohet. Shpresa është gjallë dhe kura përfundimtare është në horizont”.

Një test gjaku dhe një kit që mund të gjurmojë sëmundjet infektive të tilla si HIV dhe Hepatiti B, në vetëm 2 orë, po ndihmon në gjurmimin dhe trajtimin më të mirë të sëmundjeve, kryesisht në rajonet më të varfra të botës. Pajisja u zhvillua nga një ekip shkencëtarësh në Kembrixh, drejtuar nga dr.Helen Lee, e cila thotë se kjo pajisje është e thjeshtë dhe 100% e saktë.

Mbërrijmë në janar të vitit 2020. Krejt papritur, Wuhan shtrëngoi masat, në përpjekje për të frenuar përhapjen e koronavirusit. Kudo në vend nisi kontrolli e matja e temperaturës, qindra pacientë të infektuar me një virus të ri nisën të shtroheshin në spitale, ndërsa në mjetet e transportit publik, nisën të përdoreshin kamerat termike, për të gjurmuar këdo që shfaqte simptoma gripi, temperaturë apo teshtima. Rrugët, kudo, vetëm në Kinë ama, nisën të dezinfektohen.

Brenda pak javëve koronavirusi, që tashmë njihej me emrin Covid-19, ishte përhapur në mbarë globin. Shtetet nisën izolimin. Kërkimet shkencore vazhdonin. Do të duheshin muaj për të gjetur një vaksinë. Koronavirusi u shndërrua brenda vendit, në armikun numër 1 në mbarë botën: për një vit, humbën jetën për shkak të Covid-19, 1 milion të infektuar. Italia ishte vendi më i goditur muajt e parë nga pandemia, sot me mbi 100 mijë viktima. Vetëm në mars të 2020, Organizata Botërore e Shëndetësisë e quajti koronavirusin e ri, pandemi./A2 CNN/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Ministrat e BE-së kërkojnë të ngrenë stërvitje ushtarake qendrore për Ukrainën

Ministrat e BE-së kërkojnë të ngrenë stërvitje ushtarake qendrore për Ukrainën Ministrat…

BE sanksione 31 zyrtarëve Bjellorus, ‘shpëton’ Lukashenko

Bashkimi Evropian synon të vendosë sanksione ekonomike ndaj 31 zyrtarëve të lartë…

Deri më 31 gusht vazhdohet kufizimi i përkohshëm i lidhjeve të Greqisë me Maqedoninë e Veriut

Vendimi ministror për kufizim të përkohshëm të lidhjeve të Greqisë me Maqedoninë…

Clark vjen në Kosovë, takohet me Kurtin dhe Mehajn

Gjenerali amerikan në pension, Wesley Clark, ka ardhur në Kosovë. Ai aktualisht…

Opozita propozoi ministër teknik, pushteti me dilemë nëse ai është në pajtueshmëri me Kushtetutën

Opozita dje propozoi ministër të ri teknik të Punëve të Brendshme, përderisa,…