19 marrëveshje në mbledhjen e dy qeverive

Përgjatë të gjithë muajve të sezonit turistik, çdo fundjavë dhe çdo ditë feste kombëtare mes Shqipërisë dhe Kosovës, nuk do të ekzistojë kufiri mes dy shteteve.

Ky ishte protokolli i nënshkruar mes 2 ministrave të Brendshëm që jetëson marrëveshjen e lëvizjes së lirë të qytetarëve, krahas 18 marrëveshjeve, protokolleve dhe memorandumeve të nënshkruara në këtë mbledhje të 8 mes dy qeverive në Prishtinë.

Marrëveshjet prekin sektorët e turizmit, arsimit, energjetikës, infrastrukturës, mbrojtjes, shëndetësisë e doganave.

Pjesë e marrëveshjeve të mëparshme, plot 127 të nënshkruara gjatë 8 viteve, është dhe ai për pikën doganore të Kosovës në Portin e ri të Porto Romanos, studimi i fizibilitetit është bashkëfinancuar e që projekti në 3D u prezantua përpara 2 kabineteve qeveritare.

Rama zgjodhi të flasë me shifra se sa shumë janë rritur volumet tregtare mes 2 vendeve falë iniciativës për të mbledhur qeveritë e dy vendeve në mënyrë periodike.

Ndërsa Kryeministri Kurti sa herë që e mori fjalën, përveç faktit që u tregua shumë konciz dhe i përmbledhur, foli më shumë në plan të përgjithshëm e patriotik për këtë bashkëpunim mes dy shteteve shqiptare.

Sigurisht që pyetja që nuk i shpëtojnë asnjëherë kur shfaqen së bashku, është Open Balkan. Kurti nuk denjoi t’i përmendë as emrin iniciativës por e injoroi duke u përqëndruar vetëm tek marrëveshjet mes 2 qeverive, ndërsa Rama përsëriti që nuk është iniciativë që i ndan, duke shpjeguar se vendimin për të zbatuar çdo nismë të marrë në Ballkanin e Hapur që lidhet me lehtësimin e lëvizjeve të mallrave dhe në marrëdhënie me Kosovën.

Rama përdori një metaforë për t’ju dhënë përgjigje lajmeve se ka deklaruar se do ta rrëzojë nga pushteti Albin Kurtin.

Kur u pyet drejtpërdrejt, përsëriti se sa e rëndësishme është që të kuptohet se marrëdhenien mes tij dhe Kurtit nuk mund ta dëmtojë as Open Balkan dhe as qëndrimet e ndryshme që ndajnë për çështje të caktuara.

Rama zbuloi se do t’i drejtohet Strasburgut për të bërë ankesë për zvarritjen e procesit kundër Hashim Thaçit.

Grupi i përbashkët i ngritur për abetaren e unifikuar, 2 Kryeministrat pohojnë se kanë gati draftin që do ju shpërndahet të gjithë fëmijëve shqiptarë në të gjitha trojet ku flitet shqip. Ndërsa po punohet dhe për një enciklopedi të përbashkët nga akademitë e shkencave të dy shteteve.

Dy qeveritë kanë rënë dakord që në 110-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë të ketë një Kuvend të përbashkët mes dy parlamenteve.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

SHBA paralajmëron zhvendosjen e trupave nga Gjermania në Poloni

I dërguari i Presidentit amerikan Donald Trump në Gjermani, tha të premten…

Politika të mbajë duart larg vetiung-ut në polici

Ministria e Brendshme tashmë ka filluar procedurën e  vetingut apo të verifikimit…

Osmani – senatorëve amerikanë: Serbia është burim i destabilizimit në rajon

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, së bashku me zëvendëskryeministren dhe ministren e…

Aliu për arrestimin e zyrtarëve në Ferizaj: Bashkëpunuam me Prokurorinë

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu ka deklaruar se arrestimi i 12 personave,…

Komentatori olimpik u shkarkua menjëherë pas emisionit, shkaku i komenteve raciste

Një komentator në Lojërat Olimpike është shkarkuar pasi bëri komente raciste drejtpërdrejt…