Shaqir Fetai, instalacioni i pushtetit maqedonas në krye të BFI-së, pasi ka dhënë sërë provash se është një rusofil “i lezetshëm”, pasi toleroi dhe heshti përballë “hoxhës” i cili nga qyrsia e xhamisë e dënoi Ukrainën që nuk po i nënshtrohet Rusisë, si “cjapi te kasapi” shkon në zyret e ambasadorit të BE-së në Shkup dhe bashkarisht e dënojnë invazionin e Rusissë mbi Ukrainën

Nga informacioni i publikuar në faqen e “murit të gazetës” elektronike të bashkësisë “fetare” të Shaqir Fetait, shihet që ky farë hipokriti i pashoq sikur paskësh qenë “i detyruar” në një hap të tillë! Natyrisht që, jo të jetë i detyruar por, edhe me tytë në gojë deri në gabzherr është dashur t’i nxirren me pincë fjalët ndëshkuese kundër Rusisë, e cila, në një luftë të tmerrshme po ushtron gjenocid të paparë kundër ukrainasëve dhe po kërcënohet se botën mbarë do ta shkatërrojë.
Në krejt botën demokratike po frymon një qëndrim i prerë kundër agresionit rus, vetëm në Maqedoninë e Veriut, madje çuditërisht prej “shqiptarit”, shih habinë, prej hoxhës në qursi, po shprehet një simpati e gjallë për Putinin i cili po e shkrumbon Ukrainën që dikur paska qenë kundër UÇK-së së Kosovës dhe të asaj të Maqedoonisë së Veriut, pa përmendur se për cilin pushtet të atëhershëm “ukrainas” bëhet fjalë! Natyrisht, të gjithë subjektet politike shqiptare, intelektualë të ndryshëm, e dënun këtë qëndrim, këtë “ligjeratë” me nëntekstin që si “çeçenët” t’i kthehemi e ta përkrahim diktatorin nazist, Putinin! Vetëm Shaqir Fetai dhe Qenan Ismaili nuk u distancuan nga kjo ligjeratë e hoxhës, i cili përzihet në politikë duke iu shmangur detyrës parësore të tij. Ai kurrë nuk e tha asnjë fjalë për shkeljet kushtetuese në BFI, ai kurrë nuk e tha një fjalë për shkeljet e parimeve islame që bëhen nga përfaqësuesit e tij dhe nga bashkësia “fetare” e tij, ai kurrë nuk e tha një fjalë për vjedhjen dhe shkatërrimin e vakëfit të Shkupit, por i doli punë me Ukrainën! Shaqir Fetai, i lumtur për anëtarësimin e këtij farë hoxhe në një organ të BFI-së, ia ndanë me pompozitet vërtetimin e të qenurit anëtarë.

Nuk mundet të reagojë ndryshe Shaqir Fetai kundër hoxhës pro-Putin ndërkohë që ai në zyren e vet e pranon hoxhën e Putinit!
Duke e vërejtur se ky qëndrim i një hoxhe injorant po merr qëndrim institucional, zyra e BE-së në Maqedoninë e Veriut ka organizuar takim me Shaqir Fetain për t’u njohtuar me atë se cili është qëndrimi i BFI-së në raport me agresionin rus mbi Ukrainën! Natyrisht që Shaqir Fetai, me të gjitha tiparet e hipokritit më të rrezikshëm, do ta dënojë çartjen e Putinit si dhe do të apelojë për kujdes nga “nëpunësit fetar që të kenë kujdes në deklarata dhe qëndrime që dëmtojnë paqen”!
Animi kah agresori nënkupton solidarizim dhe bashkëpunim me agresorin, ndaj, në të tilla raste, edhe “solidarizuesi” llogariitet agresor dhe merren masa të rrepta ndaj tij, ngjashëm si ndaj agresorit mizor! Çka ndërmori Shaqir Fetai kundër nëpunësit të vet i cili me “ligjeratën fetare” të veten e tronditi rajonin dhe mbarë Evropën? Asgjë! Vazhdoi ta mbajë në vendin më të rëndësishëm në Shkup si dhe ta “dekorojë” me anëtarë i një prej organeve më të rëndësishme të BFI-së!
A nuk është kjo hipokrizi e dëshmuar katërcipërisht e Shaqir Fetait! Mbajtja ne pozita e të njëjtit person pro-putinian është solidarizim me apelet për t’u përkrahur Putini! Ky është Shaqir Fetai, ky është ai skuth i cili, nuk ndërmer asnjë hap kundër nëpunësve të vet përkrahësve të agresorit të pashpirt, ndërsa deklarativisht pozicionohet pasi të ftohet në zyret e rëndësishme botërore, sepse, kjo do t’i duhet për më vonë për t’u justifikuar se, e ka dënuar Putinin, pasi ka qenë i detyruar prej përfaqësuesit më të lartë të BE-së.
Shaqi Fetai dhe Qenan Ismaili edhe sot e kësaj dite u kërcënohen të gjithë nëpunësve të vet me largim prej punës (siç ka larguar tashmë!) dhe me masa të rrepta kundër të gjithë atyreve që do të kenë një takim miqësor me “armiqtë” e tyre, Afrim Tahirin apo Sulejman Rexhepin, me ata të cilët e kanë dert riorganizimin e BFI-së dhe rimëkëmbjen e dinjitetshme të këtij Institucioni, duke e “çliruar” atë nga hipokritët, matrapazët dhe honxho-bonxhot që mburren që e kanë për mik dhe për anëtarë organi personin që e përkrah Putinin në okupimin dhe shkatërrimin e Ukrainës!/Lajme7/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Zgjedhjet në Kosovë/ Ambasada amerikane thirrje qytetarëve për të votuar: Mos e humbisni rastin!

Këtë të diel në Kosovë po zhvillohen zgjedhjet lokale. Ambasada amerikane në…

(Për shqiptarët) asgjë e jashtëzakonshme

Libraria Nobel në Shkup në prag të mbylljes! Shqiptarët në Shkup edhe…

Pse autorët e krimeve të kryera nga regjimi i Millosheviqit nuk janë pas grilave?

Ky është teksti i fjalimit të Presidentes Vjosa Osmani në takimin e…

Izetbegoviq i drejtohet Vuçiqit: Kosova dhe Republika Serbe nuk mund të krahasohen, ju kryet gjenocid në Kosovë

Kryetari i Partisë kryesore boshnjake të Bosnje-Hercegovinës, Partia e Veprimit Demokratik (SDA),…

Kancelari gjerman: Vendeve të Ballkanit duhet t’u jepet përgjigje për perspektivën evropiane

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, ka thënë se vendeve të Ballkanit Perëndimor…