Është e turpshme të lexoshë një hartim shkollor nga një “reis” i cili ka konceptuar që të publikojë një seri hartimesh qesharake e në fund t’i përmbledhë në një libërth si “filozofema” të një “alimi të madh”. Kurse ato do të dëshmojnë vetëm për një injorant dhe hipokrit si specie e veçantë
Nga Mahir Rexhepi
I lodhur dhe i mërzitur nga të kuptuarit prej të gjithë se çfarë udbashi me tapi ka qenë një jetë të tërë, ja që Shaqir Fetai ka nevojë të tregohet edhe si patriot, pa çka që kurrë deri më sot nuk ka bërë asgjë as për fe e as për atdhe, as për shqiptari e as për islam. Asgjë, kurrë!
Shaqir Fetai qenka mahnitur se si shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, të djegur nga malli për atdhe (kodoshi i thotë vatan!) qenkan kthyer sivjet, duke mos u shqetësuar për pritjet e gjata në kufi. Me këtë paskan dëshmuar patriotizmin dhe atdhedashurinë e tyre! Jo vetëm këta, por edhe tek fëmijët e tyre Shaqir Fetai paska vërejtur lumturinë e tyre gjë që dëshmon se edhe ata kan mall për atdheun e prindërve të tyre. I plasi b… atyre për “atdheun” e prindërve!
Shaqir Fetai na shkruan si një egzaminues i hatashem i cili di se si është mbjellë atdhedashuria te çdo mërgimtar. Ai ua sheh këtë fakt të qëndisur thellë në shpirtat e tyre! Si një i mbinatyrshëm, si një qenie misterioze, me shpejtesi drite, fluturon nga njëri e te tjetri dhe shpalos kënaqësitë e mërgatës sonë që janë kthy e po kënaqen në atdheun e tyre.
A e di ky injorant për ta bërë dallimin në mes të atdheut dhe vendlindjes? Nëse Shaqir Fetai niset nga logjika se vendlindja është atdheu, atëherë, të paktën duhet të kuptojë se vendlindje dhe atdhe i femijëve të mërgimtarëve tanë do të jenë po ato vende ku ata lindin, kështu që me aludime prej spiuni Shaqir Fetai nuk guxon t’ua imponojë Maqedoninë e Veriut si atdhe të tyre.
Mërgimtarët tanë nuk marrin udhë të gjata mijëra kilometra që të çmallen me vendlindjen apo “atdheun” e tyre, sepse ata nuk kane plasur aq fort për atdheun i cili në mënyre të planifikur i dëboi apo i nxiti që të ikin. Ata vijnë për t’u çmallur me prindërit e tyre, ata vijnë për ta përqafuar nënën, babain, për t’u shkrehur në vaj nga malli në përqafimin e vëllait, motrës, nipërve, mbesave, farefisit! Ky është motivi që i detyron ata që të vijnë në vendlindje, e jo malli për atdheun, i cili kurrë nuk bëri gjënë më të vogël për kthimin e tyre. Prandaj mos të rrejë Shaqir Fetai dhe mos të sjellë aludime të tilla sikur Maqedonia na qenka si Mekke ndërsa mërgata jonë si Muhamedi a.s. i cili lotoi kur u kthy në Mekke.
Një numër i madh nga këta mërgimtarë kanë ikur nga familjarët e tyre edhe për pasojë të spiunimeve nga soji i Fetahajve. Pse nuk e shkruan edhe për këtë dukuri Shaqir Fetai një hartim shkollor, psh me temë: roli i spiunëve, si puna jonë, në dëbimin e shqiptarëve nga vatrat e tyre!