Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, tha se ndodhet në Ohër për të mbështetur projektin për “Ballkanin e Hapur”, pasi sipas tij ky është një projekt origjinal bashkëpunimi mes vendeve të rajonit.

“Jam këtu për ta mbështetur këtë projekt, pasi besoj se “Ballkani i Hapur” është një projekt origjinal bashkëpunimi dhe mjaft i vlefshëm për vendet përkatëse”, tha ai për Abcnews.al.

Hill vlerësoi se deklarata e kryediplomatit rus Sergei Lavrov se “Ballkani i Hapur” është një iniciativë serbe  dhe se ai e mbështet atë ishte sarkastike.

Ambasadori amerikan në Beograd thotë se Lavrov nuk është një mbështetës i “Ballkanit të Hapur”, prandaj deklarata e tij shpreh vullnet negativ.

“Nuk mendoj se ai mbështet “Ballkanin e Hapur”, madje mendoj se deklarata e tij për ta mbështetur “Ballkanin e Hapur” ishte sarkastike dhe me vullnet negativ. Kështu që nuk besoj se ai është një mbështetës i “Ballkanit të Hapur”, u shpreh Hill.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Gjilani aktivizon shtabin e emergjencave, Haziri apel qytetarëve: Gjatë reshjeve mos dilni në rrugë me makina

Pas reshjeve të mëdha të shiut në ditën e djeshme në Komunën…

Ballkani Perëndimor nënshkruan Deklaratën e Tiranës në mbështetje të Turizmit në Rajon

Ministrat dhe përfaqësuesit e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor (BP) nënshkruan Deklaratën…

BE-ja nuk i përjashton sanksionet ndaj politikanëve të Ballkanit

Zyrtarët e Bashkimit Evropian(BE), shpesh i kanë kritikuar liderët politikë në rajonin…

37 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit dhe 11 të shëruar

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 37 raste…

Masat restriktive kanë rritur interesin e qytetarëve për vaksinim

Masa qeveritare për paraqitjen e detyrueshme të një certifikate për aplikimin e…