Ambasadori i SHBA-së në Serbi, Christopher Hill, ka thënë se formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, është obligim që del prej Marrëveshjes së Brukselit.

“Formimi i Asociacionit të Komunave [me Shumicë – red.] Serbe në Kosovë është një element thelbësor për të ecur përpara në dialog”, deklaroi sot ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, dhe tha se kjo çështje duhet të vendoset në radhë të parë, dhe më pas, siç tha ai, pason propozimi franko-gjerman, raportojnë mediat serbe.

Hill tha gjithashtu se Serbia tani është ndoshta në rrugën më të rëndësishme në historinë e saj – drejt anëtarësimit në integrimet euroatlantike, duke përfshirë BE-në, dhe se SHBA-ja dëshiron ta ndihmojë Serbinë ta kuptojë këtë.

“Dua të jem i qartë se ne mbështesim të ardhmen e Serbisë. Ne kemi marrëdhëniet më të mira në botë me BE-në dhe Serbia është në rrugë për t’u afruar me të, që është mënyra më e mirë për të forcuar marrëdhëniet tona”, tha Hill pas nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet Qeverisë së Serbisë dhe Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar për Bashkëpunim (USAID).

I pyetur nga “Tanjug” se si e sheh formatin e Asociacionit dhe nëse bashkësia ndërkombëtare ka një mekanizëm për ta bindur Prishtinën që ta zbatojë marrëveshjen e Brukselit, ai tha se të gjithë negociatorët, qoftë nga BE-ja apo SHBA-ja, konfirmojnë se Asociacioni është një detyrim që rrjedh nga Marrëveshja e Brukselit.

“Nëse e lexoni tekstin me kujdes, gjashtë pikat e para kanë të bëjnë me formimin e AKS-së dhe ky është një element thelbësor për të ecur përpara. Dhe kjo duhet të trajtohet në radhë të parë, e më pas ajo që thuhet në propozimin franko-gjerman, i cili gëzon mbështetjen e BE-së. Ai dokument shkon në ide më të gjera që do të kërkojnë më shumë kohë”, tha Hill.

Ai shtoi se “nuk mund të presim që gjithçka të zgjidhet sot apo nesër, por prioritet i parë është zbatimi i marrëveshjeve të arritura në Bruksel”.

Në pyetjen se si e sheh SHBA-ja formatin e ardhshëm të Asociacionit, nëse është ashtu siç e parashikon Marrëveshja e Brukselit, ai thotë se nuk mund të japë më shumë informacion për të, sepse duhet të përpunohen detajet. “Marrëveshja e Brukselit ka vetëm gjashtë fjali, për këtë duhet të punohet më shumë dhe të përpunohen detajet”, tha ambasadori amerikan.

I pyetur për fjalimin e presidentit të Serbisë, Hill tha se mbrëmë e ka dëgjuar me vëmendje. “Dëgjova me vëmendje fjalimin e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili prezantoi një plan, një koncept se si të zgjidhet problemi i ndërlikuar i Kosovës”, tha Hill.

Dhe i pyetur nëse propozimi franko-gjerman e rikthen në skenë “Planin Ischinger”, ambasadori tha se fillimisht duhet fokusuar te përmbajtja e planit ekzistues dhe se më vonë mund të krahasohen dhe të kërkojnë ngjashmëri dhe dallime mes të dyja planeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Boris Johnson jep paralajmërimin e fortë për klimën vendeve të G-20

Kryeministri italian Mario Draghi mirëpret liderët boterorë në Romë Kryeministri britanik, Boris…

“Ma konfirmuan 3 burime serioze,” Berisha: Krahas hakerave iranianë, sistemet i sulmuan hakera të qeverisë rusë e serbë

“Informoj shqiptarët, nga burime të trefishta se në operacionin e shkatërrimit të…

Humb betejën me koronavirusin, ish-Sekretari Amerikan i Shtetit, Colin Powell

Ish-Sekretari Amerikan i Shtetit, Colin Powell ka ndërruar jetë bë moshën 84-vjeçarepas…

Aggeler: Ndryshmet kushtetuese të domosdoshme!

Ambasadorja e SHBA-ve Angela Aggeler sot ka deklaruar se klasa politike në…

Britania e Madhe do të kërkojë sanksione më të ashpra ndaj Rusisë

Mbretëria e Bashkuar do të bëjë thirrje për sanksione më të ashpra…