Komiteti Hetues i Rusisë njofton se ka hapur një çështje penale kundër kritikut të burgosur të Kremlinit, Alexei Navalny dhe tetë prej aleatëve të tij më të ngushtë, shumica e të cilëve tashmë janë larguar nga vendi.

Navalny, i cili u burgos në muajin shkurt për dy vjet e gjysmë, mund të përballet me deri në 10 vjet burg të tjera nën akuzat e drejtimit të një organizate ekstremiste.

Figura e opozitës, së bashku me ish-kreun e rrjetit të tij politik Leonid Volkov dhe ish-drejtorin e Fondacionit të tij Anti-Korrupsion (FBK), Ivan Zhdanov akuzohet për krijimin dhe udhëheqjen e FBK-së, e cila i është ndaluar veprimtaria në Rusi.

Navalny akuzohet për themelimin e FBK-së vitin 2014, “me qëllim të kryerjes së aktiviteteve ekstremiste që synojnë ndryshimin e themeleve të rendit kushtetues në Federatën Ruse, minimin e sigurisë publike dhe integritetit shtetëror, duke krijuar një komunitet ekstremist dhe duke e udhëhequr atë”.

Rastet penale u ngritën gjithashtu kundër aleatës kryesore të Navalnyt, Lyubov Sobol si dhe aktivistëve Georgy Alburov, Ruslan Shaveddinov, Vyacheslav Gimadi, Pavel Zelensky dhe Rustem Mulyukov për pjesëmarrje në një organizatë ekstremiste.

Zelensky, kameramani i FBK-së, tashmë është duke vuajtur dy vjet burg me akuzën e promovimit të ekstremizmit në internet.

“Selia e Navalny dhe faqet e internetit të FBK-së, së bashku me kanalet e tyre në YouTube, Twitter, Instagram dhe Facebook u përdorën për të promovuar veprimtarinë kriminale në internet”, tha Komiteti Hetues në njoftim.

Në muajin prill, Komiteti Hetues hapi një çështje penale kundër Navalnyt, Volkovit dhe Zhdanovit për krijimin e një organizate joqeveritare që shkel të drejtat e qytetarëve. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…