Sot ndodh që në promovime librash, folësit të flasin për veprën pa e lexuar atë.
Sot promovimet e librit shfrytëzohen vetëm për të ngrënë e pirë.
Sot kemi me mijëra shkrimtarë, kurse librat botohen në tirazhe simbolike. Kjo tregon se as shkrimtarët nuk lexojnë…
Sot kemi grupime province, të cilët letërsinë dhe librin e trajtojnë vetëm si modë.
Sot kemi një kaos të paparë në fushën e botimeve.
Sot kemi nevojë për një rend që do ta minimizonte këtë kaos që rëndë cenon letërsinë tonë…(HEJZA)