Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu së bashku me zv. Sekretarin e Përgjithshëm, Ardian Bajraktari, ka pritur sot në takim anëtarët e Komisionit për njohjen e statusit të ish të dënuarve dhe ish të përndjekurve politik.

Haxhiu fillimisht i ka uruar anëtarët e këtij komisioni për emërimin e tyre duke theksuar se çështja e njohjes së statusit dhe kompensimi i ish të dënuarve dhe ish të përndjekurve politik, është një nga proceset i cila do të ketë gjithë vëmendjen e Ministrisë së Drejtësisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe si i tillë, në varësi edhe nga rekomandimet, do të analizohen të gjitha mundësit që ky proces i stërzgjatur të përfundohet sa më parë.

“Për ne njohja e statusit si dhe kompensimi i ish të dënuarve dhe ish të përndjekurve politik përveç që është obligim ligjor, është edhe shprehje e vullnetit dhe përkushtimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, që krahas përmbushjes së këtij obligimi i cili është dashur të përfundojë vite më parë, kësaj kategorie njerëzish të cilët kanë vuajtur nëpër burgjet dhe kazamatet serbe, të ju njihet statusi i tyre, të ju njihet kontributi i tyre, dhe për më shumë shteti dhe shoqëria jonë, shprehet mirënjohëse dhe falënderuese për kontributin që ata kanë dhënë” ka thënë Haxhiu.

Gjatë takimit, Haxhiu ka shprehur përkushtimin e saj për të ofruar gjithë mbështetjen e nevojshme për anëtarët e Komisionit, njëherit ka kërkuar nga ta që brenda afatit 15 ditor të përgatisin një planë, sipas të cilit do të duhet përfunduar ky proces.

Nga ana tjetër, anëtarët e Komisionit kanë falënderuar Ministren Haxhiu për angazhimin dhe mbështetjen e ofruar dhe janë shprehur të gatshëm për ta finalizuar këtë proces të kamotshëm dhe tejet të rëndësishëm.

Anëtarët e Komisionit e njoftuan Ministren edhe për sfidat dhe vështirësitë në të cilat ka hasur komisioni, ndërsa ministrja Haxhiut u zotua që të gjitha këto çështje do të adresohen dhe të trajtohen në mënyrë që ky komision të bëjë punën dhe të nxjerrë rezultatet e pritshme. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…