Haxhi Bari Ganiu nuk jeton më, fizikisht nuk është në mesin tonë, por emri dhe vepra e tij do të mbeten gjithmonë të shkruar në faqet e lavdishme të historisë së arsimit shqip, emri i tij do të kujtohet brez pas brezi, përvjetori i themelimit të Universitetit të Tetovës lidhet ngushtë me haxhi Bari Ganiun, lidhet me emrat e figurat e arsimit, figura e tij zë vend në mesin e themeluesve të Universitetit të Tetovës, shtëpia e tij që me bekimin e tij u bë foleja e lindjes së Universitetit.
