Nënpresidentja e Shteteve të Bashkuara, Kamala Harris akuzoi Pekinin të martën se ka ushtruar presion dhe frikësime për të mbështetur pretendimet e saj të paligjshme në Detin e Kinës Jugore. Keto ishin si komentet e saj më të forta ndaj Kinës gjatë një vizite në vendet e Azisë Juglindore, të cilat ajo tha se janë jetike për sigurinë amerikane.

Udhëtimi shtatëditor i zonjës Harris në Singapor dhe Vietnam, ka për qëllim të sfidojë rritjen e ndikimit të sigurisë dhe ekonomike të Kinës, duke e vënë theksin tek shqetësimet në lidhje me pretendimet e Kinës për pjesët e diskutueshme të detit të Kinës Jugore.

Në një fjalim në Singapor, Harris parashtroi vizionin e SHBA-së për një rajon të mbështetur tek të drejtat e njeriut dhe një rend ndërkombëtar i bazuar në rregulla dhe e vuri theksin tek rëndësia që ka Azia për Shtetet e Bashkuara, raporton voa.

Ajo tha se Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar të mbajnë takimin e vitit 2023 të grupit tregtar të Azi-Paqësorit APEC, i cili përfshin Shtetet e Bashkuara, Kinën dhe Rusinë.

Ky rajon është vënë në qendër të vëmendjes së administratës së Presidentit Joe Biden.

Administrata amerikane e ka quajtur rivalitetin me Kinën “testi më i madh gjeopolitik” i shekullit dhe një sërë zyrtarësh të lartë të administratës, përfshirë Sekretarin e Mbrojtjes Lloyd Austin Azia Juglindore, kanë vizituar rajonin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…