Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar lidhur me iniciativën rajonale “Mini-Shengen” e që nga dje do të quhet “Ballkani i Hapur”.

Ai mbështet qëndrimin e Qeverisë së Kosovës që po e kundërshton pjesëmarrjen në këtë iniciativë duke thënë se Kosova nuk mund të jetë pjesë e kësaj nisme pa u njohur nga Serbia.

“Kosova e ka të pamundur që të bëhet pjesë e një nisme të tillë për shkak të mosnjohjes nga Serbia. Njohja e ndërsjellë do të krijonte mundësi që edhe Kosova t’i bashkohet kësaj nisme, por edhe tërë bashkëpunimit rajonal, dhe në interes të kësaj nisme do të ishte njohja, dhe unë mendoj që në këto takime duhet të diskutohet edhe nga kryeministri Rama edhe kryeministri Zaev sepse është çështje edhe e rajonit kjo”.

“Ne kemi pasur vërejtjet tona që në fillim për këtë iniciativë për shkak se Kosova është vënë në pozitë të pabarabartë në nisje dhe në vazhdimësi, dhe mendoj se kryeministri Kurti ka bërë mirë që nuk është bashkuar në këtë nismë, për faktin se jemi në pozitë jo të barabartë dhe nuk mund të shkojmë si të rendit të dytë në një tavolinë”, ka deklaruar ai për RTSH-në.

Ai e ka komentuar edhe qeverisjen e kryeministrit Kurti duke thënë se është një lloj lazdrimi nga ana e tij për shkak të fuqisë së numrave që ka.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…